Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Aksi i Koplikut”, prangos 8 persona për vjedhje
English

Operacioni “Aksi i Koplikut”, prangos 8 persona për vjedhje

Tiranë, 11 shkurt, NOA – Finalizimi i operacionit policor të koduar “Aksi i Koplikut”, ka bërë që forcat e policisë së Shkodrës të mund të vënë në pranga 8 persona të akuzuar për vjedhje.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari i parë është 16-vjeçari Elmedin H., banues në Repisht të Malësisë së Madhe, pasi dje tentoi të vidhte filialin e Bankës Popullore në qytetin e Shkodrës.

Kurse grupi i dytë i të arrestuarve përbëhet nga Urim Rrukaj 18 vjeç, Vladimir Shpellzaj 22 vjeç, Kujtim Shpellzaj 32 vjeç dhe Indrit Hoti 24 vjeç, që të katër banues në Koplik.

Ata u ndaluan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, kanë konsumuar veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.

Konkretisht, kanë vjedhur një dyqan në qytetin e Koplikut; ndërsa në datën 5 shkurt kanë tentuar të vjedhin një filial të Bankës Popullore në qytetin e Shkodrës dhe në datën 6 shkurt kanë vjedhur një market në qytetin e Koplikut.

Kurse grupi i dytë i të ndaluarve përbëhet nga Arben Elezaj 41 vjeç, Besnik Kërmishta 42 vjeç dhe Arben Martaneshi 33 vjeç, që të tre lindur dhe banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrance nga shërbimet policore me 4 thasë misër, duke i transportuar me motoçikleta, të cilat i kishin vjedhur në pularinë e fshatit Dobrac, ku Arben Elezaj ishte i punësuar si roje objekti.

Nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet në ngarkim të të arrestuarve iu dërguan prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”.

n.e/NOA

KOMENTE