English

Pacolli: Oferta e Thaçit nuk na intereson, mbesim në opozitë

Prishtinë, 11 shkurt 2011, NOA- Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli e duket se e ka refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për koalicionin qeveritar.

“S’ka marrëveshje. Oferta ka qenë joserioze dhe neve nuk na intereson. Me sa duket ne do të mbesim në opozitë me partitë tjera”, është shprehur Pacolli.

Duke vijuar më tej ai ka shtuar se, “Them se oferta ka qenë joserioze, ajo ka përmbajtur disa ministri, kryeparlamentarin dhe ato neve nuk na interesojnë, pasi nuk janë fushë e veprimit tonë. Ne jemi grup i profesionistëve dhe jemi të betuar të punojmë për shtetin e Kosovës. Me këtë hapësirë që është ofruar nuk e shohim veten aty”.

Këtë qëndrim, Pacolli e bëri gjatë një interviste për Radio Dukagjinin.

Ky reagim vjen vetëm pak kohë pasi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do ta formojë koalicionin me Aleancën Kosovare e Re, Listën Rugova dhe minoritetet.

a.y/NOA

KOMENTE