Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pastore thërret Juventusin
English

Pastore thërret Juventusin

Mund të jetë Pastore e ardhmja e Juventusit. Prej shumë kohësh klubi bardhë e zi i ka hedhur sytë tek talenti argjentinas i Palermos.

Torino, 11 Shkurt NOA - “Është një nder tepër i madh të dëgjosh të flitet se një klub si Juventusi ka interes për mua”, - deklaroi Pastore. Ai është tepër entuziast në një rast të mundshëm transferimi dhe këtë fakt e ka shprehur dhe vetë: “Përse jo. Ndër të tjera familja ime ka origjinë nga Volvera, shumë pranë Torinos”.

Megjithatë një tratativë e tillë është tepër e vështirë për tu arritur kjo duke parë çmimin e lartë të lojtarit dhe konkurrencën e shumtë nga klube të tjera si Real Madrid, Barcelona apo dhe Chelsea.

r.b/NOA

KOMENTE