English

Arrihet marrëveshja Thaçi-Pacolli

Prishtinë, 13 shkurt, NOA – Duket se Hashim Thaçi dhe Bexhet Pacolli janë drejt firmosje së një marrëveshje të përbashkët për qeverisjen e koalicionit. Burimet brenda koalicionit të AKR-së, citohet të kenë thënë për media kosovare se është arritur marrëveshja mes PDK-së dhe AKR-së rreth koalicionit të ardhshëm qeveritar si dhe rreth postit të Kryetarit të Republikës.

Sipas marrëveshjes, e cila pritet të nënshkruhet nesër në Prishtinë, Bexhet Pacolli do ta merr postin e Kryetarit të shtetit, ndërsa koalicioni i formuar rreth partisë së tij AKR pritet të udhëheq katër ministri dhe një post të zëvendëskryeministrit.

NOA

KOMENTE