English

Meta: Montazhieri i dështuar e nxori drejtësinë e ligjit në bulevard

Korçë, 13 shkurt 2011, NOA- (Update) / Ariola Ymeraj - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i shoqëruar nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe nga Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili gjatë turit të tij para-elektoral është ndalur sot paradite në qytetin e Korçës.

Duke përshëndetur punë e deritanishme të bërë nga strukturat e LSI-së për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore, Meta ka shprehur entuziazmin e tij për suksesin e pa diskutueshëm që do të ketë LSI-ja në 8 maj.

Gjithashtu kreu i LSI-së është ndalur gjerësisht dhe në çështjet e politikës së ditës. Duke inkurajuar Prokurorinë e Përgjithshme për kërkesën për heqjen e imunitetit, Meta u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me cilindo institucion kushtetues në hir të transparencës së nevojshme për të hedhur dritë mbi video-montazhin.

Por sipas tij, Ina Rama nuk ka vullnet për të zbuluar të vërtetën e videos me Dritan Priftin.

“Dje është transmetuar nëpër televizione, sot shoh edhe në gazeta, kërkesa e Prokurores së Shtetit, e cila për fat të keq edhe në këtë rast, ashtu si edhe në rastet e tjera, tregon se nuk është Prokurore e Shtetit, se është një aktore politike në shërbim të një klani të caktuar”, tha Meta.

Më tej ai shtoi se, “video që është transmetuar në programin televiziv dhe që gjendet në USB, në fakt është gjysma e videos, sepse video e plotë gjendet në sistemin kompjuterik. A nuk mjafton kaq për të kuptuar që kemi të bëjmë me një montim të qartë të videos dhe televiziv. Eksperti nuk ka qenë në gjendje të dëgjonte zërat të vërtetonte vërtetësinë e tyre dhe të bisedës së bërë me pajisjet që ka patur në dispozicion”.

Ai shtoi gjithashtu se pikërisht mbi këtë montazh u ngrit dhuna ndaj institucioneve, gjë që sipas tij solli 4 të vrarë e dhjetëra të plagosur.

Meta tha se Prokurorja e Përgjithshme po zvarrit qëllimisht hetimin, ndërsa duke ju drejtuar kreut të opozitës Edi Rama ai tha se, “Rama ky montazhier i dështuar, nëpërmjet videos, derdhi kriminelet kundër shtetit”.

Lidhur me punën e organit të Prokurorisë Meta deklaroi para Korçarëve se, kjo nuk është drejtësia e ligjit, por drejtësia e bulevardit, madje vijoi duke thënë se, tryeza e palaçove të opozitës do 13000 shqiptare të vdekur.

Sipas tij njerëzit e kësaj tryeze nuk kanë asnjë lidhje me socialistet, duke e cilësuar opozitën si , opozìta e dhunës shqipfolëse, jo shqiptare.

Ndërkaq ai e cilësoi më tej politikën e re të trumbetuar nga kryesocialisti Edi Rama si politikë të vdekjes dhe të dhunës.

Lidhur me punën e LSI-së Meta tha se, “Ne jemi krenare për kontributin tonë për liberalizimin e vizave”.

Ai shtoi më tej se, 8 maji është dita e një fitoreje te madhe dhe se vota e 8 majit do të jetë kundër dhunës dhe pro zhvillimit dhe integrimit.

Duke ju drejtuar qytetarëve korçarë ai tha se, “Korça e punës dhe obligimi ynë është që këtij populli të mrekullueshëm t’i japim një perspektivë akoma më të mirë”.

a.y/NOA

VIDEO:

[media id=120 width=600 height=440]

KOMENTE