Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mjekësia Ligjore: Prokurorët dekonspirojnë “21 janarin”
English

Mjekësia Ligjore: Prokurorët dekonspirojnë “21 janarin”

Tiranë, 13 shkurt 2011, NOA – Përveç mazhorancës dhe Policisë së Shtetit ndër akuzuesit e prokurorisë për dekonspirim të sekreteve të hetimit të 21 janarit është rreshtuar edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Në një reagim për mediat pas deklaratave të Prokurorisë së Përgjithshme ky institut bëri përgjegjës për nxjerrjen në media të dokumenteve hetimore organin e akuzës.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në një deklaratë për shtyp akuzon Prokurorinë se “me akuzat ndaj IML-së, organi i akuzës po përpiqet të maskojë dekonspirimin e qëllimshëm të veprimeve hetimore nga prokurorët e çështjes me synimin e shkatërrimit të procesit hetimor mbi ngjarjet e 21 Janarit”.

IML bën me dije se asnjë nga provat e dosjes së 21 janarit të publikuara në media nuk ka lidhje me aktet e hetimit mjeko-ligjor të kryer nga ekspertët e institutit, veçmas apo në bashkëpunim me prokurorët, duke theksuar se në asnjë rast në media nuk është pasqyruar asnjë akt i hetimeve mjeko-ligjore të këtij institucioni.

Në vijim të deklaratës, Instituti i Mjekësisë Ligjore i ka bërë thirrje organit qendror të akuzës që përpara se të angazhohet në sulme të pabaza politike ndaj institucioneve të tjera, të shfrytëzojë të gjithë kompetencat ligjore dhe të ndërmarrë një hetim të plotë mbi botimin në mediat e opozitës të akteve sekrete të hetimit.

mit/NOA

KOMENTE