Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosen 8 persona në incidentin e Kalasë së Shkupit
English

Plagosen 8 persona në incidentin e Kalasë së Shkupit

Shkup, 13 shkurt 2011, NOA- Njësitet speciale policore ditën e sotme kanë qenë të pranishme në rrethinën e Kalasë së Shkupit, pas incidentit të dhunshëm që ndodhi midis dy grupeve etnike shqiptare dhe maqedonase në këtë vend.

Burime qeveritare bëjnë të ditur për mediat se lidhur me situatën e tensionuar sot pritet të mbahet një takim urgjent midis kreut të Qeverisë, Nikolla Gruevski dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Në një njoftim të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme theksohet se gjatë incidentit në Kala, dy pjesëtar të policisë janë të lënduar, ndërsa ka të lënduar edhe në mesin e protestuesve.

“Nga sulmet me gurë janë lënduar dy pjesëtarë të policisë, ndërsa nga Spitali i Qytetit kanë njoftuar se rreth gjashtë persona të moshave prej 13 deri në 24 kanë kërkuar ndihmë për lëndimet që kanë pësuar në incidentin në Kalanë e Shkupit”, theksohet në njoftimin e MPB-së.

Sipas kësaj ministrie, janë siguruar xhirime nga protesta dhe incidentet dhe se gjatë ditëve të ardhshëm do të thirren në biseda informative dhe për përgjegjësi pjesëmarrësit e incidenteve.

[media id=124 width=600 height=440]

MPB theksoi se deri tek incidenti erdhi pas përballjes së dy grupeve të protestuesve në Kalanë e Shkupit, të cilët më pas sulmuan njëra tjetrën me gurë dhe gjësende të tjera të forta. Njësitet e posaçme të policisë për disa minuta kanë qëndruar në mesin e dy turmave, duke arritur që të pas të ulin tensionet dhe të shpërndajnë grupet protestuese. (INA)/ NOA

KOMENTE