Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo: Rama po punon për kthimin e vizave
English

Pollo: Rama po punon për kthimin e vizave

Çorovodë (Skrapar)- Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, ka hedhur akuza të ashpra sot ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si njeriun që po punon për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Pollo ishte i pranishëm në 20-vjetorit e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Çorovodë së bashku me deputetin e qarkut të Beratit Mehmet Xheka, si dhe nga Prefekti i Qarkut, Bujar Hoxhaj.

Duke folur për situatën politike, Pollo ka theksuar se kreu i PS-së ofendoi shqiptarët, duke e krahasuar vendin e tyre me regjimet arabe. “Ai po përpiqet t’ i sulmojë shqiptarët te e drejta e fundit e fituar, e drejta e udhëtimit në zonën Shengen, duke u përpjekur të rikthejë regjimin e vizave, përmes 2-3 miqve që i kanë mbetur në Parlamentin Evropian, por edhe duke shkuar pa iu skuqur faqja dhe pa iu dridhur qepalla, vetë në PE, për të mohuar lirinë e udhëtimit shqiptarëve dhe shqiptareve qofshin këta demokratë, socialistë dhe pa parti. Por ne të jemi të sigurt që përsëri ka për të dështuar, siç dështoi edhe në 21 janar dhe dështimin përfundimtar, besoj do t’ia japë populli shqiptar në 8 maj të këtij viti”, tha Pollo.

Gjatë fjalës së tij, ministri Pollo kujtoi atë se çfarë kishte ndodhur 20 vite më parë në Çorovodë në themelimin edhe në këtë qytet të degës së partisë së parë opozitare në vend.

Duke folur për situatën aktuale politike në vend ministri Pollo tha kreu i PS-së po përdor dhunën ndaj institucioneve të rënda.

“Jetojmë në një situatë politike që jo të gjithë ne e kishim parashikuar që do të merrte këtë kthesë, që kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të përdorte dhunën e organizuar për të përmbysur një qeveri legjitime, për të vazhduar pastaj me mekanizma meskinë, për të goditur shtetin në pikat e tjera kritike. Kjo është një diçka jo e bukur, një diçka e rëndë, por kjo kërkon që ne të jemi të qartë dhe të vendosur. Është rasti për ta thënë këtë mesazh edhe në Skrapar: Qeveria nuk mund të rrëzohet me gurë, me shkopinj, me hunj dhe me shishe molotovë”, tha ai.

Pollo shtoi se Parlamenti nuk mund të përdhoset nga një tufë deputetësh, të urdhëruar për tu transformuar në rrugaçë. “Rendi kushtetues dhe ai publik duhet të garantohet nga ne të gjithë, në radhë të parë nga forcat e rendit, por edhe nga të gjithë ata shqiptarë, anëtarë ose jo të Partisë Demokratike, por që normat e demokracisë që janë të mishëruara në Kushtetutë, i ka të vlefshme, madje i ka të shenjta”, tha Pollo.

Në fund ministri Pollo ritheksoi sfidën e përbashkët të demokratëve më 8 maj, ku duhet të punohet për kandidatët e PD-së, të cilët janë të shkëlqyer dhe të dashur për të gjithë komunitetin dhe shprehu sigurinë e tij për një fitore të konsiderueshme në disa prej njësive vendore të rrethit të Skraparit.

a.k/NOA

KOMENTE