English

PS: Kusarët në pushtet sulmojnë Ina Ramën

Tiranë, 13 shkurt 2011, NOA – Selia rozë ka reaguar ndaj akuzave kundër Kryeprokurores Ina Rama të artikuluara sot nga Kryetari i Grupit kuvendor demokrat Astrit patozi, duke i cilësuar akuzat e këtij të fundit si sulm i kusarëve në pushtet ndaj Ina Ramës. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Megi Ajtyresa deklaroi këtë pasdite se “Sot Ina Rama sulmohet nga kusarët në pushtet. Çdo ditë Saliu sulmon Ina Ramën përmes gardistëve të tij deputetë”, tha Ajtyresa.

Sipas saj, sot kryeministri përmes Patozit u shpreh i indinjuar për arrestimin e gardistëve të akuzuar për vrasje.

“Helbete, i quan heronj pse vranë e prenë njerëz të pafajshëm. Ja pse sot Prokurorja e Përgjithshme ka mbështetjen e mbarë popullit që do shtet”, nënvizoi Anëtarja e Asamblesë së PS-së.

Ajtyresa në fund të deklaratës së saj i bëri thirrje popullit që të premten e ardhshme në 18 shkurt çdo qytetar t’i japë fuqi demonstratës.

“Të gjithë në demonstratë për largimin e kusarisë dhe vendosjen e drejtësisë në vend”, apeloi nga selia rozë Megi Ajtyresa.

mit/NOA

KOMENTE