Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Me 1280 prona publike, Berisha po pasuron veten e familjen
English

PS: Me 1280 prona publike, Berisha po pasuron veten e familjen

Tiranë, 13 shkurt 2011, NOA/ Irma Toptani – Nxjerrjen në privatizim të 1280 aseteve publike nga qeveria në këtë periudhë që përkon me kohën para zgjedhjeve vendore e ka denoncuar sot si abuzive deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja, i cili e konsideroi këtë proces privatizimesh si një proces korruptiv.

Duke iu referuar varfërimit dita ditës të shqiptarëve, deputeti socialist bëri me dije se në 18 shkurt shqiptarët do të protestojnë edhe kundër këtij korrupsioni dhe gjendjes së tyre gjithnjë e më të vështirë ekonomike.

“Me plot 1280 prona publike, prona të të gjithëve, Sali Berisha punon të pasurojë veten, familjen dhe oborrin e tij, ndërkohë që shqiptarëve u duhet të përballen me shtrenjtimin e të gjithë elementëve thelbësorë që i duhen jetës së përditshme. Në 18 shkurt do të protestojnë 120 mijë shqiptarë që i janë shtuar radhës së pafund të të varfërve vetëm në dy vjetët e fundit, në një kohë kur Sali Berisha planifikon vjedhjen më spektakolare të pasurisë së shqiptarëve duke plaçkitur 1280 prona publike”, theksoi në një konferencë për shtyp deputeti Beqja.

Sipas tij në 18 shkurt do të protestojnë për rritjen e çmimeve, 1 milion të papunët dhe 500 mijë shqiptarët që jetojnë nën pragun e varfërisë.

Deputeti Beqja informoi se me dy shifra janë shtrenjtuar produktet më të nevojshme ushqimore për një familje si buka, vaji, sheqeri, por edhe nafta, gazi dhe shërbimet spitalore e barnat.

E duke folur për këto kushte të rënda ekonomike, deputeti socialist Ilir Beqja tha se “në 18 Shkurt shqiptarët do t’i thonë ndal aferave të korrupsionit me bllok në dorë të pushtetit të Sali Berishës. Do t’u thonë ndal vjedhjeve, manipulimeve, grabitjes, korrupsionit e vrasjes të këtij pushteti që vodhi votat për të vjedhur shqiptarët”, nëvizoi Beqja.

mit/NOA

VIDEO:

[media id=118 width=600 height=440]

KOMENTE