English

Serbët e Bosnjës refuzojnë BE

Bosnjë, 13 shkurt, NOA - Serbët e Bosnjës kanë hedhur poshtë kërkesën e Bashkimit Evropian për një forcim të shtetit të përbashkët Bosnjë-Hercegovinë. Këtë e shprehu presidenti i gjysmës serbe të vendit -Republika Srpska - Milorad Dodik, pas kthimit nga një takim në Berlin me kancelaren Angela Merkel.

BE ka kërkuar më shumë kompetenca për qeverinë qëndrore në Sarajevë, për të lehtësuar rrugën e Bosnjës për të hyrë në Bashkimin Evropian. Edhe kërkesën e Merkelit për një përfshirje të së ashtuquajturës "klauzurë evropiane" në kushtetutën boshnjake, Dodik nuk e pranoi.

Pas përfundimit të luftës në Bosnjë në 1995 vendi u nda në dy Republika autonome të serbëve si dhe të kroatëve dhe myslimanëve, të cilat janë mbajtur së bashku vetëm nga një qeveri qëndrore e dobët. Për shkak se të dyja pjesët e vendit bllokojnë njëri-tjetrin, nuk po realizohen reformat që janë urgjentisht të nevojshme. Edhe ekonomia ndodhet në gjendje të rëndë.

NOA/DV

KOMENTE