Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Ruhuni nga lotaritë që ju premtojnë Amerikën
English

SHBA: Ruhuni nga lotaritë që ju premtojnë Amerikën

Ky lajm është pjesë e paketës së shërbimeve për abonentët. Nëse doni të pajiseni me një emër përdoruesi dhe fjalëkalim që të përfitoni lajmet ekskluzive dhe shërbimet e tjera të Agjencisë NOA, dërgoni një kërkesë tek pr@noa.al

Prishtinë, 12 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana - Ambasadat amerikane në vendet shqipfolëse lëshojnë alarmin dhe bëjnë paralajmërim për mashtrim lidhur me Lotarinë për Viza të Shumëllojshme (“Lotaria për kartë të gjelbër”).

Ambasadat e SHBA-ve në Shkup dhe Prishtinë përmes një komunikimi zyrtar i pohuan agjencisë NOA se ata dëshirojnë të këshillojnë opinionin publik në Kosovë që të ketë kujdes nga mashtrimet përmes postës, postës elektronike (e-mail) ose telefonit që njoftojnë qytetarët kosovarë se kanë fituar në lotarinë për viza të shumëllojshme amerikane (ndryshe njihet si “Lotaria për kartë të gjelbër”).

Ambasadat theksojnë se Qeveria e SHBA-ve nuk do të dërgojë/njoftojë fituesit e lotarisë për viza të shumëllojshme të këtij viti (zyrtarisht e njohur si DV Lottery 2012).

Duke filluar nga 1 maji 2011 deri më 30 qershor 2012, të gjithë aplikuesit mund të kontrollojnë statusin e tyre përmes Kontrollimit të statusit të aplikuesit (Entry Status Check) në faqen e internetit të E-DV, www.dvlottery.state.gov.

Kontrollimi i statusit të aplikuesit përmes Entry Status Check do të jetë mënyra e VETME me anë të së cilës fituesit/të përzgjedhurit e lotarisë do të njoftohen nëse janë përzgjedhur apo jo për DV-2012. Për më shumë informata, ambasadat amerikane luten që çdokush të vizitojë faqen e internetit: http://www.travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1322.html.

e.t/NOA

KOMENTE