Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BDSH: Gruevski, si Milosheviçi me shqiptarët
English

BDSH: Gruevski, si Milosheviçi me shqiptarët

Tetovë, 14 shkurt, NOA – Incidenti i ndodhur dje në Kalanë Shkupit ka sjellë dhe reagimin e partive politike shqiptare në Maqedoni, që nuk janë pjesë e qeverisë.

Bashkimi Demokrat Shqiptar e ka cilësuar politikën e fondamentalizimit ortodoks në Maqedoni të njëktë me atë të Milosheviçit në Serbi.

“Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon që menjëherë të ndërpriten të gjitha projektet të cilët shkaktojnë mos-tolerancë fetare dhe etnike në Maqedoni, përndryshe, përgjegjësia për pasojat e tensionimit të situatës ndërfetare dhe ndëretnike do të bjerë mbi to. Bashkimi Demokratik Shqiptar siguron që koordinimi i politikës ekstreme antishqiptare në Maqedoni me fundamentalizmin ortodoks maqedonas do të ketë përfundimin e njëjtë me atë të Millosheviqit dhe fundamentalizmit ortodoks serb”, thuhet në deklaratën kreut të BDSH-së Bardhyl Mahmuti.

Gjithashtu BDHS-ja e cilëson ndërtimin e kishës në Kalanë e Shkupit si një provokim në vazhdën e provokimeve të njëpasnjëshme të qeverisë VMRO-BDI ndaj shqiptarëve. Sipas saj orientimet e këtilla strategjike të kësaj qeverie anti-shqiptare kanë për qëllim shtrembërimin e historisë në territoret e banuara me shqiptarë.

“Të vetëdijshëm se shumica e shqiptarëve në Maqedoni janë të besimit mysliman, orientim i veçantë strategjik i kësaj qeverie të udhëhequr nga Gruevski, është koordinimi me strategjinë politike të komunistëve që kishin hartuar planet e dëbimit të shqiptarëve nga trojet e veta në Maqedoni. Lufta Globale kundër fundamentalizmit islamik ka trimëruar Gruevskin dhe dekorin e tij qeveritar BDI-në, të ndërmarrë një fushatë të “pyllëzimit” të territoreve që ende kanë mbetur me shumicë shqiptare, me kisha ortodokse maqedonase!”, thuhet në deklaratën e BDSH-së, të lexuar nga drejtuesi i saj Bardhyl Mahmuti.

Edhe incidentin e djeshmë, BDSH-ja e cilëson se rezultat të kësaj strategjie të shtetit të Maqedonisë, ndërsa u bënë thirrje faktorëve shqiptarë në qeverinë e Gruevskit që të reagojnë dhe të mbrojnë interesat e popullit.

“Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon ashpër incidentin e sotëm në Kala të Shkupit dhe intervenimin e policisë speciale e cila u vendos në mbrojtje të ekstremistëve maqedonas.

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga partia politike shqiptare në pushtet që mos lejojë që popullata e pafajshme të zgjedh gabimet trashanike politike dhe paaftësinë e saj kundrejt politikës denigruese të Gruevskit, por të vendoset vetë në mbrojtje të vlerave kombëtare shqiptare, ndërsa për popullin shqiptar të sigurojë një jetë më dinjitoze.

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga shqiptarët që të ruajnë gjakftohtësinë në këtë situatë delikate për popullin tonë”, thuhet në deklaratën e BDSH-së.

Sipas saj incidentet e këtilla u shërbejnë vetëm atyre të cilët shohin interesat e tyre personale deri sa populli mbytet në varfëri.

a.k/NOA

KOMENTE