Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi mblidhet të mërkurën për imunitetet
English

Kuvendi mblidhet të mërkurën për imunitetet

Tiranë, 14 shkurt 2011, NOA – Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot me dyer të mbyllura për të diskutuar mbi procedimin për heqjen e imuniteteve dhe propozimet më të fundit të mazhorancës lidhur më heqjen e imunitetit dhe ndryshimet në rregullore vendosi mbledhjen e Kuvendit me këtë rendi dite në një seancë plenare ditën e mërkurë në orën 10.00. Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në Konferencën e Kryetarëve e cila posa është mbyllur morën pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës.

Kryesia e Kuvendit duke zbardhur detajet e kësaj mbledhjeje, bëri me dije se “Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi i kërkoi Konferencës së Kryetarëve që, Kuvendi të mblidhet në seancë plenare, ditën e mërkure, datë 16 Shkurt, në orën 10.00 për të vendosur lidhur me heqjen e imuniteteve, sipas kërkesave të Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe për të miratuar ndryshimet në Rregullore, lidhur me modifikimin e dispozitës për ndryshimin e rendit të ditës, si dhe ndryshimin e dispozitës për imunitetet”.

Sikundër thekson Kryesia e Kuvendit, pjesë e këtij shqyrtimi duhet të jetë dhe propozimi i fundit i mazhorancës i paraqitur me Projektvendimin për kufizimin e imunitetit parlamentar, i publikuar sot gjatë mbledhjes së grupit kuvendor demokrat.

Kuvendi nënvizon se përfaqësuesit e opozitës në Konferencën e Kryetarëve, Kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi dhe deputeti Namik Dikle nuk dhanë konsensusin, as për mbledhjen e Kuvendit ditën e mërkurë dhe as për rendin e ditës së kësaj seance, për heqjen e imuniteteve.

“Për këtë arsye, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, çështja i kalon për kompetencë Kuvendit, i cili do të vendosë dhe do të procedojë respektivisht në seancën që do të mblidhet ditën e mërkurë, ora 10.00”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kryesisë së Kuvendit.

mit/NOA

KOMENTE