English

Miley Cyrus tymos hashash: Nuk jam perfekte

SHBA, 14 Shkurt NOA - Fillimisht e pranon hapur: “Tymos hashash, nuk jam perfekte”. Më pas e korrigjon duke shtuar:”Nuk duhet ta bëj, jam një shembull”. Miley Cyrus, këngëtare dhe aktore e skuderisë Disney dhe ish-protagoniste e serialit televiziv “Hannah Montana”, në fund kërkon falje për videon e sikletshme që e paraqet teksa tymos lëndë haluçinogjene.

Ndër të tjera ajo është vetëm 18-vjeçe dhe bazuar në një sondazh në ueb të “America Online”, ajo është cilësuar si personi më ndikues tek të rinjtë poshtë moshës 20-vjeçare.

r.b/NOA

KOMENTE