Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Deputetët e mazhorancës, gati vendimi për heqjen e imunitetit
English

PD: Deputetët e mazhorancës, gati vendimi për heqjen e imunitetit

Tiranë, 14 shkurt 2011, NOA/ Irma Toptani – Deputetët e mazhorancës kanë firmosur një projektvendim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për kufizimin e imunitetit të deputetëve, një prjektpropozim i adaptuar sipas modelit të parlamentit gjerman, dhe i drejtuar parlamentit.

Në mbledhjen e sotme të grupit Parlamentar të PD-së ka qenë kryetari i Grupit Kuvendor të demokratëve Astrit Patozi që ka bërë publik këtë projektvendim duke deklaruar se “Në nenin e parë të këtij projektpropozimi deputetët e mazhorancës kanë deklaruar kufizimin e imunitetit të deputetëve për fillimin e ndjekjes penale për korrupsion aktiv dhe pasiv sipas dispozitave të Kodit Penal”.

Gjithashtu në këtë vendim theksohet se kufizimi i imunitetit të deputetit për këto vepra bëhet për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, për ata deputetë që deklarojnë me shkrim pëlqimin për kufizimin e imunitetit.

Sipas projektpropozimit pëlqimi me shkrim depozitohet tek Kryetari i Kuvendit dhe është i vlefshëm deri në përfundimin e Legjislaturës, me përjashtim të rastit kur deputeti deklaron me shkrim tërheqjen e saj.

Në nenin e dytë të këtij propozimi bëhet me dije se masat dhe veprimet proceduriale që nuk lejohen janë masat shtrënguese që shkaktojnë kufizim të lirisë së lëvizjes; kontrollin e personit; kontrollin e banesës ose së zyrës së deputetit; kqyrjen e personit dhe masën e arrestit.

Në vijim të projektvendimi për kufizimin e imunitetit theksohet se “Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, fillimi i ndjekjes penale për veprat penale të përcaktuara në nenin 1 të këtij vendimi, për të cilat është vendosur kufizimi i imunitetit, mund të bëhet jo më herët se 24 orë pas dërgimit të njoftimit me shkrim të Kryetarit të Kuvendit dhe deputetit që është subjekt hetimi (kur qëllimi i hetimit e lejon) nga Prokurori i Përgjithshëm”.

Sa i përket nenit për heqja e Imunitetit të deputetit në projektvendimin e mazhorancës thuhet më tej se “Në të gjitha rastet kur nevojat e hetimit dhe të ndjekjes penale nuk mbulohen nga kufizimi i imunitetit sipas pikës 1 të këtij ligji, ose kur deputeti nuk dorëzon ose tërheq pëlqimin me shkrim, atëherë Kuvendi vendos heqjen e imunitetit sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit”.

[media id=126 width=600 height=440]

Gjithashtu statusi i vendimit tregon se vendimi bëhet pjesë e Rregullores së Kuvendit si ankesi 1 i saj dhë është i hapur për nënshkrime nga deputetët gjatë gjithë Legjislaturës.

Në nenin 6 të këtij projektvendimi sqarohet se sa i përket Legjistlaturës aktuale deputetët duhet të depozitojnë tek Kryetari i Kuvendit pëlqimin me shkrim për kufizimin e imunitetit sipas nenit 1, brenda 10 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

“Lista e deputetëve bëhet publike dhe i dërgohet së bashku me një kopje të vendimit Prokurorit të Përgjithshëm. Çdo ndryshim i mëvonshëm i kësaj liste, nepërmjet dhënies së pëlqimit me shkrim për deputetë që nuk e kanë bërë atë ose tërheqjes së deklaratës, depozitohet tek Kryetari i Kuvendit, bëhet publike dhe i njoftohet menjëherë Prokurorit të Përgjithshëm”, thekson projektvendimi i firmosur nga Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, i cili hyn në fuqi pas botimit në fletoren Zyrtare.

mit/NOA

KOMENTE