Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Drejtësia ka rrëzuar shpifjet, ndaj Berisha e sulmon
English

PS: Drejtësia ka rrëzuar shpifjet, ndaj Berisha e sulmon

Tiranë, 14 shkurt 011, NOA – Selia rozë ka reaguar sot ndaj akuzave të Kryeministrit Sali Berisha lëshuar kundër prokurorisë për hetimet e 21 janarit dhe video-përgjimit Meta-Prifti. në një konferencë të posaçme për mediat, deputetja e PS-së Olta Xhaçka deklaroi se “Sot Sali Berisha tregoi qartë pse prej javësh nuk bën gjë tjetër veçse të sulmojë drejtësinë”.

Xhaçka ka rreshtuar një sërë arsyesh pse kryeministri Berisha sulmon Prokurorinë, ku mbi të gjitha qëndron sipas PS-së, inati i Berishës për shkak se organi i akuzës ka hedhur poshtë akuzat dhe shpifjet ndaj Edi ramës si të pavërteta.

“Jo vetëm sepse drejtësia po heton me themel korrupsionin, që ka kapur e kalbur pushtetin e Sali Berishës duke krijuar plot 1 milionë të papunë; jo vetëm, sepse drejtësia po heton dhe do të nxjerrë në dritë të vërtetën e 21 janarit bashkë me personat që udhëruan dhe vrasjen e 4 shqiptarëve të pafajshëm; por dhe mbi të gjitha sepse drejtësia ka rrëzuar akuzën dhe shpifjen e përsëritur si këngë e Sali Berishës kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste”, sqaroi deputetja socialiste.

Deputetja e PS-së tha se “Ka një përgjigje të qartë nga drejtësia për akuzat e Sali Berishës, që ato janë të pavërteta dhe nuk ekzistojnë”.

“Kjo është e vërteta e çertifikuar nga drejtësia që sigurisht Sali Berishës nuk i pëlqen. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë pse Sali Berisha nuk rresht së sulmuari drejtësinë”, bëri me dije deputetja socialiste Olta Xhaçka.

mit/NOA

KOMENTE