English

Tenderët, shkarkohen dy drejtues të METE

Tiranë, 14 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana – Shkarkohen nga detyra dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të këtij dikasteri.

“Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço ka filluar sot procedurat për largimin nga Shërbimi Civil të Sekretarit të Përgjithshëm të METE , Durim Kraja”, - konfirmuan për NOA, burimet zyrtare nga ministria.

Po ashtu konfirmohet se po sot, Ministri Naço ka liruar nga detyra dhe Drejtorin e kabinetit, Gjergji Kosta, ku vendin e tij do ta zërë Majlind Lazimi. Naço ka pohuar se lirimi nga detyra i funksionarëve të kësaj Ministrie bëhet në përputhje të plotë me ligjin për Statusin e Nëpunësit Civil. Bëhet e ditur se për Sekretarin e Përgjithshëm, Durim Kraja, kishin mbërritur edhe raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, raportet e auditit të brendshëm të vitit 2008 dhe dy raporte të vitit 2009 për fushën e konçesioneve si dhe Relacionin e paraqitur nga grupi i kontrollit për gjendjen e Protokollit . Kraja ka qenë Kryetar i Vlerësimit të Ofertave dhe shumë konçesione mbajnë firmën e tij. Auditi i brendshëm do verifikojë të gjitha procedurat e bëra deri tani dhe për çdo shkelje që do të konstatojë të gjitha materialet do t’ia kalojë prokurorisë.

e.t/NOA

KOMENTE