English

Tërmet 5 ballë në Vlorë

Vlorë, 14 Shkurt 2011 NOA – Një lëkundje sizmike ka ndodhur para disa minutash në Vlorë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Tërmeti ka shkaktuar pasiguri në qytet dhe zonat përreth dhe shumë njerëz kanë dalë jashtë banesave dhe objekteve të tjera, të frikësuar.

Burime zyrtare nga Instituti i Sizmologjisë, konfirmuan lajmin për agjencinë NOA.

Ata thanë se tërmeti ishte i fuqisë me intensitet 5 ballë të shkallës Rihter dhe ndodhi në orën 10.18 minuta të ditë s së sotme 14 shkurt 2001.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 12 km në lindje të qytetit të Vlorës, në fshatin Gërnec. Tërmeti ka zgjatur rreth pesë sekonda.

Deri tani nuk raportohen nga qarku i Vlorës, dëme materiale nga ky tërmet. Instituti i Sizmologjisë, duke krahasuar lëkundjet sizmike që kanë ndodhur në këtë rajon kohët e fundit, thotë se tërmeti i sotëm me fuqi 5 ballë ishte më i forti që nga viti i kaluar.

e.r/.NOA

KOMENTE