Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Askush të mos ketë iluzione, zgjedhjet janë më 8 maj
English

Topi: Askush të mos ketë iluzione, zgjedhjet janë më 8 maj

Tiranë, 14 shkurt, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi u ka bërë sot thirrje partive politike që të përgatiten me seriozitet maksimal për zgjedhjet vendore të 8 majit. Në takimin e zhvilluar paradite me ambasadorin e OSBE-së, Eugen Volfart, kreu i shtetit ka theksuar se angazhimi i tij është për respektimin e Kushtetutës në zhvillimin e procesit të ardhshëm elektoral.

“Gjatë bisedës, Presidenti i Republikës, theksoi rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve për ripërtëritjen e përfaqësuesve të organeve drejtuese të pushtetit vendor. Gjithashtu Kreu i Shtetit shqiptar nënvizoi qëndrimin e tij të palëkundur për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore, të dekretuara sipas afateve kushtetuese më 8 maj 2011 duke u bërë thirrje partive politike që t’i vlerësojnë ato me seriozitet maksimal”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës.

Nga ana tjetër, Topi ka vlerësuar ndihmesën dhe kontributin e vazhdueshëm të OSBE-së në demokratizimin e institucioneve shqiptare, forcimin e shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në kuadër të mbarëvajtjes e proceseve zgjedhore në vend.

Pjesë e takimit ka qenë dhe situata politike në vend. Kreu i shtetit ka nënvizuar faktin se ai mbetet në sintoni të plotë edhe me apelet e vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar që partitë politike në vend të marrin të gjitha masat e duhura dhe të plotësojnë detyrimet kushtetutese dhe ligjore për mbajtjen e suksesshme të këtyre zgjedhjeve.

“Vazhdimi i axhendës integruese evropiane të Shqipërisë si dhe përmbushja e suksesshme e projekteve madhore që ka ndërmarrë vendi ynë, shtrojnë si domosdoshmëri që këto zgjedhje të mbahen në afatin e përcaktuar ligjor, që infrastruktura zgjedhore të jetë plotësisht e ndërtuar dhe funksionuese, që të jenë të lira, të ndershme e të drejta duke mos humbur më kohë të vyer, siç ishte tejkalimi i afatit të 8 shkurtit për emërimin e komisionerëve të KZAZ-ve, sepse askush nuk duhet të ketë iluzione për shtyrjen e mundshme të tyre.”

Nga ana e tij, ambasadori Volfart shprehu kënaqësinë për këtë takim me Presidentin Topi duke ndarë me të të njëjtin mendim lidhur me përgatitjen dhe zhvillimin e suksesshëm dhe sipas afateve kushtetuese dhe ligjore të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart nënvizoi domosdoshmërinë që faktorët politikë shqiptarë të përgatisin së bashku zgjedhjet vendore për të mos humbur më kohë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të gëzojnë frytet e standardeve demokratike.

a.k/NOA

KOMENTE