Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Unë dua të jetoj - Mbi rrymat refugjate për në Evropë
English

Unë dua të jetoj - Mbi rrymat refugjate për në Evropë

Lampeduza, 14 shkurt, NOA - Është një udhëtim me rrezik koke. Dhe ai nuk përfundon gjithnjë mirë. Megjithatë mijëra afrikanë nuk pushojnë së provuari që të arrijnë ilegalisht në Evropë.

Ata paguajnë shumë të mëdha në grupet e kontrabanduesve me njerëz. Edhe pse rrezikojnë jetën e tyre, shpresa për të arritur në Evropë është më e madhe se frika.

Karl Hoffmann mbi gjendjen në ishullin Lampeduza.

Çdo ditë helikopterët ngrihen dhe fluturojnë në drejtim të jugut atje ku arrijnë anijet me refugjatë. Dhe përkundër këtyre aktiviteteve shpesh edhe anije të mëdha ja dalin që të depërtojnë përmes rrjetit vëzhgues të Flotës së NATO-s dhe rojeve bregdetare italiane e libiane.

Fundjavën e fundit drejt e në portin e vogël të Lampeduzës arriti një peshkarexhë e madhe me rreth 400 njerëz, iu shmang edhe një anije të shpejtë të rojeve bregdetare dhe lëshoi pasagjerët në tokë. Rojet e kufirit ishin plotësisht të befasuar ndërsa të sapoardhurit të gëzuar dhe mirënjohës për udhëtimin e suksesshëm.

Për mua është e pranueshme çdo pjesë e Italisë ku unë do të kem mundësinë të jetoj i qetë, sqaron një i ri. Ai ka paguar mbi 1000 dollarë për udhëtimin e tij deri në Itali. Që prej se qeveria e re italiane kërcënon me metoda drastike si burgi apo dëbime masive të emigrantëve ilegalë, çmimet për udhëtimet ilegale janë dyfishuar dhe trefishuar. Kontrabandistët kërkojnë deri në 2000 dollarë në bregdetin libian. Mafia e kontrabandiostëve me njerëz me siguri planifikon që të nis edhe disa anije të mëdha në drejtim të Italisë. Ata synojnë që të mbipopullojnë kampet e pritjes dhe të detyrojnë autoritetet italiane që të lënë të lirë refugjatët që të vazhdojnë pa pengesa rrugëtimin e tyre. Bile thuhet që ata duan të provokojnë edhe revolta në kampet e stërmbushura italiane.

Që tani kampi i pritjes në Lampeduzë me rreth 800 njerëz ka kaluar kapacitetet e tij. Por ishulli jugor i Italisë nuk është më caku i vetëm i refugjatëve me anije. Gjithnjë e më shpesh imigrantët nga Afrika, prej Algjerisë arrijnë në ishujt Sardinia të Detit Mesdhe. Sigurimi i bregdetit të këtij ishulli të madh është më i vështirë sesa vëzhgimi i Ishulli italian Lampeduza.

DW

KOMENTE