Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Votoni Bajramoviqin për kryetar
English

Votoni Bajramoviqin për kryetar

Nga Behxhet Sh. Shala

Katundi u korit, qyteti u mbush me horra : Po bëhet përrallë zgjidhja e kryetarit apo presidentit. Përrallë u pati bërë edhe kur u zgjodhën presidentët e mëparshëm. U desh të ndërhyjnë “ miqtë “ ndërkombëtarë dhe të arnohet ky proces. Ish “zbusja” e Dragodanit pati kujdestaruar në Kuvendin e Kosovës, gjatë tërë ditës në mënyrë që t’i bindë shefat e grupeve parlamentare se për cilin duhet të votojnë subjektet e tyre politike.

Pas “qëndresës” heroike të shefave të grupeve parlamentare, Kosova u bë me president i cili pastaj e shkeli Kushtetutën me të dyja këmbët. Tash po përballemi me të njëjtin problem, zgjidhjen e presidentit.

Në mungesë të ligjit me të cilin presidenti do të zgjidhej me votën e qytetarit apo “vox populi”, po detyrohemi që këtë post ta “mbushim” me çdo gjë përveç se me atë që e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e shkruar me dorën e Marti Ahtisarit. Presidenti si simbol i unitetit. Kjo pikërisht i duhet sot Kosovës. President që do të ishte i pranuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës.

A ka diç më mirë. President me integritet të lartë moral, njerëzor dhe kombëtar ? Do të ishte e përkryer kjo. President i pranuar edhe nga miqtë ndërkombëtarë. E domosdoshme për një vend gjysmë kolonial siç është sot Kosova. Duket se te ne në Kosovë zgjidhja e presidentit ende është peng i pazareve të ndyra politike të plasura si vendime të koalicioneve politike për formimin e institucioneve.

Prandaj, gjatë bisedimeve për koalicione për formimin e institucioneve, të gjitha ato kritere për zgjidhjen e presidentit shndërrohen në fluska sapuni dhe në sipërfaqe dalin krejt do interesa të tjera. Interesi biznesi, në radhë të parë. Pastaj, interesi për sigurimin e një imuniteti nga ndjekja penale, interesat klanore, fisnore, revanshizmi, nepotizmi, vardisja ndaj ndërkombëtarëve, etj. etj.

Po interes jetik është ruajtja e pushtetit me çdo kusht duke ditur që pushteti ua mundëson të gjitha ato që i përmenda më lart. Mirëpo, është një rregull i pashkruar por i dëshmuar se, sa më shumë mundohesh ta ruash pushtetin që nuk e meriton, më lehtë do ta humbasësh atë dhe do të përfundosh si horr.

Kandidati që tani po përflitet si kandidat i mundshëm për president të Kosovës sipas vlerësimit tim dhe njohurive që kam nuk e plotëson asnjë kusht që përmenda më lart për të qenë president. Me përjashtim të asaj se ka përkrahje të miqve ndërkombëtarë. E ka përkrahjen pa asnjë rezervë nga miqtë rusë dhe serbë ( këtë e ka pasur gjithmonë ) ndërsa tani duket se e ka përkrahjen edhe të miqve amerikanë dhe zotni Fejtit.

Prandaj, me këtë duket se po hiqen mëdyshjet se kush do të jetë president i ardhshëm i Kosovës. Në fakt, Behgjet Pacolli do të duhej të ishte njeriu i fundit që e meriton të jetë president i Kosovës. Madje, as atëherë. Po kohët po ndryshojnë dhe me to edhe njerëzit.

Në shumë intervista, para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës, që edhe sot mund t’i lexoni, presidenti i ardhshëm i Kosovës fatin e zhvillimit ekonomik, politik dhe madje edhe vet ekzistencën e Kosovës e ka lidhur me Serbinë. Serbinë e ka llogaritur si “conditio sine qua non” (kusht i domosdoshëm ) për mbijetesën e Kosovës, si shtet apo si autonomi. Nëse ka nevojë, këtë mund ta elaborojë në disa vazhdime, duke i cituar intervistat, gazetat dhe datat.

Po si u bë që ky person i cili me asgjë nuk e meriton të jetë president, për një kohë të gjatë të bëhet epiqendër i zhvillimeve politike në Kosovë?. Që nga fillimi i angazhimit politik e ka pasur vetëm një qëllim. Të bëhet president. Së pari u bë president i AKR –së, tash president i Kosovës. Tash po e përdor shantazhin si mjet kryesor për t’u bërë president. Me 4% votave të fituara. Shumicën e medieve i ka blerë duke i ka korruptuar deri në shkronjën e fundit.

Po i përdorë si logjistikë, si rrogëtarë klasik. I ka shndërruar në medie të stanishiqëve dhe joviqëve. E ka një përkrahje të fuqishme edhe në partinë që i ka fituar zgjedhjet. Po del se këto zgjedhje nuk i ka fituar PDK por Behgjet Pacolli. Në rrethana normale ku do të ekzistonte një vetëdije më e lartë politike dhe kombëtare, ky farë presidenti as që do të mund t’i merrte erë pushtetit.

Madje, do të duhej të jepte llogari për aktivitetet nga e kaluara e tij të cilën po përpiqet ta shpërlajë me postin e presidentit. Ky është qëllimi. Prandaj, fuqishëm e kam kundërshtuar dhe e kundërshtoj zgjedhjen e tij për president. Botërisht e them se nuk asgjë kundër tij në planin personal ndonëse më janë kërcënuar, më ka dërguar njerëz t’i ndali shkrimet dhe pastaj më ka dërguar e-mail.

E kam vlerësuar dhe jam i sigurt se ky njeri nuk i mbron interesat e Kosovës sepse kurrë nuk i ka mbrojtur dhe Kosovën e sheh si një biznes të madh dhe purgator për pastrim të së kaluarës së tij. Asgjë tjetër. Në fund të fundit, Slobodan Petroviqi i ka 10 deputetë dhe pse mos të bëhet president i Kosovës?

Ka më shumë forcë politike në Kuvendin e Kosovës. Ky veprim më së shumti e dëmton PDK- si parti dhe Hashim Thaçin si politikan. Shumë shpejt do të bindeni, lexues të nderuar për këtë. Është shumë më mirë, më e ndershme dhe më e moralshme të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme ose të pranohet propozimi i Isa Mustafës për një koalicion të gjerë dhe arritjen e një marrëveshjeje politike për organizimin e zgjedhjeve të reja, në një afat të caktuar se të bëhet kjo salto mortale politike dhe kombëtare ku, pozita i ka 42 deputetë shqiptarë (PDK + AKR) ndërsa opozita i ka 53 deputetë shqiptarë (LDK, Vetëvendosja dhe AAK).

Ku mund të ketë këtu qeveri dhe qeverisje të qëndrueshme ? Në këto rrethana, as pushtetin dhe as karrigen nuk mund ta keni të sigurt. Kujt, në këtë mes i intereson Kosova dhe interesi i qytetarëve të saj? A duhet të ngutemi që sa më shpejt t’i formojmë institucionet e Kosovës vetëm sa për të biseduar me Serbinë? Që të mos vonohemi në mënyrë që të detyrohemi të marrim vendime të dhimbshme dhe të rënda. Të mos e hidhërojmë Serbinë. Ta përligjim gjendjen ekzistuese.

Ndërkombëtarët vazhdimisht deklarojnë se formimi i institucioneve të Kosovës është çështje e vet kosovarëve ndërsa caktojnë kritere se kush duhet të jetë pjesë e këtyre institucioneve.

Së voni, z. Fajt ka deklaruar se pjesë e qeverisë nuk duhet të jenë ata që hetohen për tregti me organe njerëzore e që do të thotë se raportin e Dik Martit dhe Karla del Pontes i merr si të vërtetë, si çështje të përfunduar, ende pa filluar dhe përfunduar hetimet. Me një fjalë, shantazhon, ku mundet dhe ku nuk mundet. E prejudikon fajësinë e dikujt, ndërhynë në pavarësinë e gjyqësorit në kohën kur në të gjitha raportet kërkon që gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe jashtë çdo ndikimi politik etj.

Qëllimi afatshkurtër i ndërkombëtarëve është që të eliminohen nga skena politika shumica e autoriteteve politike dhe ushtarake që kanë një bagazh kombëtar e që pastaj, pas defaktorizimit të tyre të arrestohen dhe dënohen sikur të ishin hajna të pulave. Ç’është e vërteta, një numër i tyre edhe duhet të eliminohet, të arrestohet dhe të dënohet sepse janë shndërruar në hajna dhe kusarë të vërtetë.

Për këtë arsye duhet me kohë dhe në vende kompetente të vendosen njerëz të besueshëm, me duar të pastra, profesionistë që do ta zbatonin këtë strategji. Po të donin ta luftonin korrupsionin dhe krimin e organizuar e kanë pasur shumë lehtë. Nuk e kanë bërë këtë sepse kanë bashkëjetuar me korrupsionin dhe krimin e organizuar. E kanë veshur me forcë politike.

Tash, një raport i pa hetuar apo një shkrim në një gazetë bëhet përcaktues për formimin e qeverisë dhe institucioneve tjera. E kanë bërë Mitrovicën parajsë të krimit të organizuar. E kanë ndërruar brenda një javë strukturën etnike të Mitrovicës së Veriut duke vrarë 10 shqiptarë dhe duke shpërngulur me dhunë mbi 13. 000 të tjerë.

Kjo strukturë nuk ka qenë e tillë as në kohën e Garashaninit, Pashiqit, Rankoviqit dhe Sllobodan Milosheviqit. U bë në kohën e demokracisë, në kohën e UNMIK-ut dhe KFOR-it. Tash, EULEX i lanë duart nga çdo përgjegjësi dhe përmes bisedimeve donë ta përligj këtë gjendje.

Jam shumë i sigurt se ata që e kanë krijuar këtë gjendje do të përballen me situata të rënda për ta dhe se do të përfundojnë shumë keq. Sa më vonë t’u vijë fatura e përgjegjësisë, çmimi që do ta paguajnë do të jetë më i lartë. Qëllimi strategjik i ndërkombëtarëve është që përmes personave të kriminalizuar ta kriminalizojnë edhe luftën e UÇK-së dhe të na shlyejnë nga kujtesa këtë periudhë më të lavdishme të popullit tonë.

Për këta duhen njerëz që nuk kanë të kalur, as morale, as njerëzore dhe as kombëtare. Tash, mund ta merrni me mend se çfarë të ardhme mund të ndërtojmë me njerëz të tillë. Si një ish i përndjekur politik do të ndjehem shumë i turpëruar nëse do ta kem një president si Behgjet Pacolli.

Nuk e di si ndjehen të tjerët. Nuk e di si do të ndjehen deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën kur duhet të votojnë ?. A do ta votojnë një antikombëtar, për kryetar. Shpejt do ta shohim. Unë, definitivisht nuk e pranoj për president. Pavarësisht çmimit që duhet ta paguaj.

KOMENTE