Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Agjensia Rajonale e Mjedisit: QSUT i pari spital që nuk ndot mjedisin
English

Agjensia Rajonale e Mjedisit: QSUT i pari spital që nuk ndot mjedisin

Tiranë, 15 shkurt 2011, NOA- Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është zhvilluar një konferencë e përbashkët me Agjensinë Rajonale të Mjedisit ku është folur në lidhje me ndotjen mjedisore.

Sipas drejtorit kësaj agjencie Afrim Tola, QSUT është nga të vetmet institucione shtetërore që ndot më pak mjedisin. “Ne tashmë u kemi kërkuar të gjitha spitaleve e materniteteve të marrin masat për tu pajisur me autoklava në mënyrë që të mos shkaktojnë ndotje mjedisore. Për ato institucione që nuk e respektojnë këtë rregull do të ketë sanksione të forta, ndërkohë që një pjesë e spitaleve apo klinikave private janë në proces gjyqësor me ne. Por, ajo që dua të theksoj është se Qendra Spitalore “Nënë Tereza” është e vetmja që ka zbatuar rregulloren për përpunimin e mbetjeve spitalore përpara afateve te përcaktuara” ka theksuar Tola.

Kurse drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku e ka cilësuar këtë si një epokë të re të higjenës së spitaleve pasi rritja e saj, sjell minimizimin e infeksioneve spitalore.

Por ky i fundit nuk është ndalur vetëm tek përpunimi i mbetjeve spitalore por edhe tek medikamentet. Sipas tij, në QSUT nuk do të ketë mungesë të ilaçeve bazë këtë vit, nëse do të bëhet një menaxhim më të mirë të fondeve, si dhe një rritje të të ardhurave dytësore. “Herë pas here krijohen probleme me furnizimin e spitalit me ilaçe, por problemi që ka sot QSUT-ja është mbipopullimi. Kjo do të thotë një numër shumë i madh i pacientëve dhe të sëmurëve që kërkojnë asistencë në QSUT, dhe në momentet e mbipopullimit bëhet edhe më e vështirë sigurimi i ilaçeve”, ka theksuar Ivziku.

Sipas tij, gjithmonë vëmendja kalohet në ato raste kur kërkohen ilaçe të shtrenjta që ka të bëjë me rrezikun e drejtpërdrejtë të pacientit.

“Kjo gjë na detyron të marrim edhe vendime të cilët janë në mbështetje të këtyre rasteve të cilët rrezikojnë jetën. Megjithatë, ne jemi duke bërë një mirëmenaxhim më të mirë të barnave. Kjo ka të bëjë me një paketë bazë të ilaçeve dhe materialeve të mjekimit e cila nuk do të mungojë në QSUT. Kjo do të thotë që materialet bazë dhe ilaçet kryesore nuk do të mungojnë përgjatë këtij viti në QSUT”, ka pohuar Drejtori i QSUT-së.

Ndërsa për sa i përket tenderave, Ivziku ka theksuar se deri në muajin maj do të përfundojnë të gjithë tenderat dhe furnizimi me ilaçe.

a.y/NOA

KOMENTE