Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AMC vjen me dy shërbime të reja
English

AMC vjen me dy shërbime të reja

Tiranë, 15 Shkurt 2011 NOA – Kompania e telefonisë celulare AMC sjell dy shërbime të reja utilitare për të gjithë abonentët e saj. Janë shërbimet “Më njofto” dhe “Njofto për mua” të cilat si aktivizimi dhe çaktivizimi i tyre është falas.

Më njofto Të gjithë abonentët AMC, me parapagim dhe me kontratë, tashmë kanë mundësi të lajmërohen kur abonentët të cilëve u kanë telefonuar, bëhen të diponueshëm.

Nëse u telefononi abonentëve AMC të cilët e kanë celularin të fikur ose janë të padisponueshëm, do të lajmëroheni me një SMS sapo ata të bëhen të disponueshëm.

Edhe miqtë tuaj që e kanë të aktivizuar këtë shërbim, nëse ju telefonojnë dhe jeni i padisponueshëm, mund të lajmërohen sapo ju të hyni sërish në rrjetin AMC. Shërbimi "Më njofto" është i aktivizuar automatikisht për të gjithë abonentët AMC me parapagesë. Ndërsa abonentët AMC me kontratë duhet të aktivizojnë fillimisht shërbimin e Identifikimit të telefonatave të humbura.

Për këtë mjafton të shtypin**62*+355687766666666# dhe butonin e thirrjes. Shërbimi aktivizohet dhe çaktivizohet nëpërmjet menysë AMC Easy (#100#). Aktivizimi mund të kryhet edhe duke dërguar një SMS me tekst MNj në numrin 55575. Ndërsa për ta çaktivizuar dërgohet një SMS me tekst MMNj në të njëjtin numër. Aktivizimi dhe çaktivizimi i këtij shërbimi është falas. Njofto për mua Abonentët AMC tashmë kanë të aktivizuar edhe shërbimin Njofto për mua, me anë të të cilit telefonuesit lajmërohen sapo abonentët AMC bëhen të disponueshëm. Dikush mund t'ju telefonojë dhe numri juaj i celularit është i padisponueshëm. Sapo të rihyni në rrjetin AMC, telefonuesit do t'i shkojë një SMS që e lajmëron.

Për këtë shërbim duhet të keni të aktivizuar shërbimin e Lajmërimit për telefonatat e humbura.

Aktivizimi i këtij të fundit bëhet shumë thjesht, shtypni **62*+355687766666666#dhe butonin e telefonatës. Shërbimi aktivizohet dhe çaktivizohet nëpërmjet menysë AMC Easy (#100#). Aktivizimi mund të kryhet edhe duke dërguar një SMS me tekst NjPM në numrin 55575. Ndërsa për ta çaktivizuar dërgohet një SMS me tekst MNjPM në të njëjtin numër. Aktivizimi dhe çaktivizimi i këtij shërbimi është falas.

e.t/NOA

KOMENTE