Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banka Botërore: Çmimet e ushqimeve alarmante, në rrezik jeta e njerëzve
English

Banka Botërore: Çmimet e ushqimeve alarmante, në rrezik jeta e njerëzve

E martë, 15 shkurt 2011, NOA- Alarm për çmimet e ushqimeve është ngritur nga Banka Botërore.

Ditën e sotme kjo bankë i cilësoi çmimet e ushqimeve alarmante, madje shtoi se kanë qenë pikërisht këto çmime që kanë thelluar më tej varfërinë.

Sipas saj vetëm në 6 muajt e fundit, 44 milion persona në shkallë botërore janë varfëruar edhe më tepër.

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, deklaroi: “Çmimet botërore të ushqimeve janë duke u rritur në nivele të rrezikshme dhe ato rrezikojnë jetën e miliona njerëzve të varfër kudo në botë”.

Në krahasim me 2010-ën, këto çmime për produktet ushqimore janë rritur rreth 30% më shumë.

Sipas Zoellick, në rast se nuk do të ketë një ulje të këtyre çmimeve, atëherë një pjesë shumë e madhe e shtresave të ulëta të popullsisë botërore do të shkojnë në kushtet e mbijetesës.

a.y/NOA

KOMENTE