Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buxheti 2012 i SHBA-ve, nis debati për shkurtimet
English

Buxheti 2012 i SHBA-ve, nis debati për shkurtimet

Uashington, 15 shkurt, NOA – Buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë një surprizë e vërtetë për ligjvënësit ndërsa janë prezantuar me të.

Dhe kjo, pasi ai përmban brenda tij mjaft reduktime shpenzimesh, me qëllimin sipas presidentit amerikan Obama, vënien e një rregulli në financat e Amerikës.

“Kam bërë thirrje për një ngrirje në shpenzimet vjetore për çështje të brendshme gjatë pesë vjetëve të ardhshëm. Kjo ngrirje do të shkurtonte deficitin për më shumë se 400 miliard dollarë gjatë dekadës së ardhshme, duke zbritur këtë lloj shpenzimesh, harxhimet e kontrollueshme vendore, në shkallën më të ulët në raport me ekonominë e vendit që nga presidenca e Duajt Ajzehauerit”, tha ai.

Duke sqaruar sesi buxheti për vitin 2012, parashikon shkurtime në shpenzimet e mbrojtjes, ruajtjes së mjedisit dhe shumë projekte të tjera qeveritare, duke siguruar një rritje të shpejtë ekonomike dhe zgjerim të fondeve për projekte infrastrukturore, nisma për energji të pastër dhe përparësitë në fushën e arsimit.

n.e/NOA

KOMENTE