English

Edhe Barcelona në garë për Sanchez

Barcelonë, 15 Shkurt NOA - Ka qenë qendër e vëmendjes gjatë merkatos së janarit dhe pritet të jetë i tillë dhe gjatë asaj të ardhshme në sezonin e verës. Bëhet fjalë për sulmuesin kilen Alexis Sanchez, i cili është dëshirë e klubeve më ët mira të Evropës. Me shumë mundësi në përfundim të këtij sezoni ai do të braktisë klubin e Udinezes dhe janë të shumta ekipet që janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e tij. Orte fundit është shtuar dhe ekipi i Barcelonës, ku sipas “Cadena Ser”, klubi i drejtuar nga Pep Guradiola ka arritur të bëjë dhe një ofertë reale në drejtim të tij. Megjithatë konkurrenca për të është e madhe dhe Barça duhet të mposhtë dhe ofertat e Interit, Juventusit, United dhee Chelsea.

r.b/NOA

KOMENTE