English

Gjen thesarin mes qepëve dhe rrepave

Rusi, 15 Shkurt NOA – Gjen një thesar në fushën e tij dhe më pas e shet për shumë pak para. I ka ndodhur një qytetari të thjeshtë, i cili zakonisht në fushën e tij me qepë dhe rrepa, nuk ishte komplet i pashpresë dhe disa herë kontrollonte me anë të një metal detector. Në komunitetin e tij, faktikisht ishin përhapur zëra se një thesar misterioz ndodhej i fshehur në zonë. Ai nuk mund ti besonte syve, kur aparatura bëri zhurmën “beep”, duke treguar arin në terren.

Për fat të keq, Gennady Zimin i ka besuar një personi të gabuar për të vënë në shitje këtë thesar. Një i njohuri i tij i vuri monedhat në shitje online, në e-bay për rreth 100 euro. Kur mbërriti një ofertë 1 mijë e 800 euro, ai pranoi dhe largoi një pasuri të barasvlershme për ekspertët me rreth 2 milionë euro.

r.b/NOA

KOMENTE