Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqia thellon borxhet, merr 390 milion euro. Papandreu: Ishujt nuk shiten!
English

Greqia thellon borxhet, merr 390 milion euro. Papandreu: Ishujt nuk shiten!

Athinë, 15 shkurt 2011, NOA- Shteti fqinj i Greqisë, është thelluar edhe më tej në krizën ekonomike që e ka përfshirë prej afro dy vitesh.

Këto vështirësi ekonomike kanë bërë që, Greqia të marrë 390 milionë euro në tre muaj me një taksë interesi prej 3.85 për qind, më e ulët krahasuar me emetimin e obligacioneve të 18 janarit.

Emetimi është nënshkruar më shumë se pesë herë, me një kërkesë totale prej 1.525 miliardë euro për një ofertë fillestare prej 300 milionësh.

Ndërkaq në kuadër të planit të masave për të dalë nga kriza, Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, ka thënë se vendi nuk do t'i shesë ishujt për të larë borxhet por do veprohet ndryshe.

Sipas tij, bëhet fjalë për eksplorimin e pasurive natyrore, dhe shfrytëzimi e tyre, dhe jo për shitjen e tyre.

Deklarata e kryeministrit në mbledhjen e qeverisë u bë për shkak të polemikave në Greqi pas shpalljes së programit të privatizimit, i cili kap vlerën prej 50 miliardë eurosh.

Ndërkohë vetëm javën e kaluar trojka BE-FMN-BQE akordoi ndihmën e radhës për shtetin helen.

a.y/NOA

KOMENTE