Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ina Rama: Jam e vendosur për hetim të gjithashëm
English

Ina Rama: Jam e vendosur për hetim të gjithashëm

Tiranë, 15 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana – Ngjarja e 21 janarit 2011 ishte një ngjarje e rëndë dhe shumë sensitive në opinionin publik e më gjerë, ndaj Prokuroria mbetet e vendosur që në mbështetje të kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji të zbatojë detyrën e saj për një hetim profesional dhe të gjithanshëm.

Këtë pohim e ka bërë sot pasdite Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Znj. Ina Rama pasi zhvilloi një takim me Komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, z. Thomas Hammarberg.

Duke patur si qëllim të vizitës së tij në Tiranë konstatimin e situatës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut, në vijim të ngjarjeve të 21 janarit 2011, z. Hammarberg u interesua për punën e prokurorisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe pasojave të saj, pistat në të cilat po zhvillohet hetimi si dhe për marrëdhëniet midis institucioneve të ndryshme të zbatimit të ligjit.

Prokurorja e Përgjithshme bëri një pasqyrë të punës së Prokurorisë në hetimin e kësaj ngjarjeje, theksoi angazhimin dhe seriozitetin e plotë të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore që në hapat e parë të hetimit si dhe dha shpjegime për disa nga pistat e hetimit.

Njëkohësisht, duke e vlerësuar këtë ngjarje të rëndë si shumë sensitive në opinionin publik e më gjerë, Ina Rama, theksoi se Prokuroria mbetet e vendosur që në mbështetje të kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji të zbatojë detyrën e saj për një hetim profesional dhe të gjithanshëm.

Kurse Komisioneri i KE, z. Hammarberg, shprehu vlerësimin për rolin kyç të Prokurorisë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe ofroi mbështetjen e tij për institucionin e akuzës.

e.t/NOA

KOMENTE