English

Kërkohen ushtarë të rinj, si do të procedohet

Prishtinë, 15 Shkurt 2011 NOA – Forca e Sigurisë së Kosovës, nga dita e hënë me 14 shkurt 2011, zyrtarisht hapi konkursin për rekrut të rinj që do të aplikojnë për tu pranuar në komponentin aktiv të FSK-së.

Të gjithë të rinjtë e interesuar, shtetas të Republikës të Kosovës, të moshës 18 deri 25 mund të aplikojnë për tu pranuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ekipet mobile në kuadër të Fushatës së Rekrutimit të FSK-së, sipas orarit po qëndrojnë nëpër të gjitha qendrat komunale për t’u ofruar informacion nga afër të rinjve të interesuar për proceduarat dhe kushtet e aplikimit. Forca e Sigurisë së Kosovës, pret që këtij konkursi do t’i përgjigjen një numër më i madh i aplikantëve të rinj të gjinisë femërore si edhe nga radhët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Që nga dita e hënë më 14 shkurt deri më 21 mars 2011 do të jetë konkursi i hapur dhe të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të konkurrojnë në FSK, këtë mund ta bëjnë tek Ekipet Mobile të Rekrutimit, dhe në të gjitha Kazermat e FSK-së. Ky do të jetë konkursi i fundit në kuadër të fushatës për rekrutimin e pjesës aktive për FSK, në kuadër te plotësimit të numrit të përgjithshëm të personelit aktiv prej 2500 pjesëtarëve.

Të gjithë të interesuarit për më shumë informacion mund të vizitojnë ueb faqen e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës: www.mksf-ks.org.

a.b/NOA

KOMENTE