English

Kufizimi i imunitetit, mblidhet grupi i PS-së

Tiranë, 15 shkurt, NOA - Çështja e heqjes e imuniteteve dhe propozimet më të fundit të mazhorancës, për ndryshimet në Rregullore, ka mbledhur këtë paradite në një takim të posaçëm deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Siç bëhet me dijeni nga burime të brendshme të këtij grupi, për agjencinë e Lajmeve NOA, ata janë duke marrë aktualisht në analizë këtë çështje, për të patur një qëndrim të qartë në seancën e parashikuar nesër të parlamentit, ku do diskutohet kjo çështje.

Përfaqësuesit e opozitës në Konferencën e Kryetarëve, Ruçi dhe Dokle, mbrëmjen e djeshme nuk e dhanë konsensusin, as për mbledhjen e Kuvendit ditën e mërkurë dhe as për rendin e ditës së kësaj seance. Ndërsa Partia Demokratike firmosi dje në mbledhjen e grupit të saj parlamentar projekt-vendimin për kufizimin e imunitetit të deputetëve në rastet kur ata janë të akuzuar për korrupsion, qoftë ky edhe pasiv.

n.e/NOA

KOMENTE