Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbledhja konstituive e Kuvendit mbahet më 21 shkurt
English

Mbledhja konstituive e Kuvendit mbahet më 21 shkurt

Prishtinë, 15 Shkurt 2011 NOA - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës (nga Legjislatura III), në Mbledhjen e saj të fundit në këtë legjislaturë, ka vendosur që seanca konstituive e përbërjes së re të Kuvendit, të mbahet më 21 shkurt (dhe jo më 24 shkurt, siç ishte vendosur më parë).

Kjo bëhet me që në afat sa më të shkurtër të miratohet Buxheti Kosovës dhe të zgjidhen institucionet qendrore të vendit. Në seancën konstituive të përbërjes së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të procedohet me të njëjtin rend dite, të miratuar më dhjetë shkurt, në takimin me përfaqësuesit e partive politike që do të kenë grupe parlamentare në Legjislaturën IV. Kryeparlamentari Krasniqi ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kryesisë për punët e kryera dhe për bashkëpunim korrekt, sidomos kolegët nga Kryesia, të cilët nuk do të jenë deputetë në Legjislaturën IV.

Sakaq, duke folur në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PDK-së, Krasniqi tha se nuk ndjehet i tradhtuar nga vendimi i kësaj partie për të hequr dorë nga posti i presidentit pozitë për të cilën ishte propozuar.

Ai tha se është viktimë e një kompromis politik ndërmjet PDK-së dhe AKR-së. ”Jo nuk ndihem i tradhtuar. Në bisedimet për koalicion i kuptojmë edhe kompromiset dhe mua më ka rënë hise të jem viktimë e kompromiseve”, tha Krasniqi, citon televizioni shtetëror i Kosovës. Pas vendimit të PDK-së për t`ia lënë postin e presidentit AKR-së pritet që këto dy parti të finalizojnë marrëveshjen për koalicion qeverisës.

Në seancën përuruese të Kuvendit përveç betimit të deputetëve do të zgjidhet edhe kryetari si dhe strukturat tjera drejtuese të Kuvendit të Kosovës.

Pas seancës inauguruese pritet që në një afat të shpejt Kuvendi të zgjedhë edhe institucionet e reja të vendit përfshirë presidentin dhe qeverinë.

a.b/NOA

KOMENTE