Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediu: Nuk ndihem fajtor, por jam i gatshëm për të bërë drejtësi
English

Mediu: Nuk ndihem fajtor, por jam i gatshëm për të bërë drejtësi

Tiranë, 15 shkurt 2011, NOA – Pas protestës së organizuar sot nga të afërmit e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, dhe akuzave të hedhura ndaj tij, ka reaguar edhe ish-Ministri i Mbrojtjes, aktualisht Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, i akuzuar nga familjarët si përgjegjës kryesor për 26 viktimave e shpërthimit, në kohën kur Mediu kryesonte dikasterin e Mbrojtjes. Në një deklaratë për shtyp Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu deklaroi se ai edhe pse nuk ndihet aspak fajtor dhe përgjegjës ligjor për pasojat e shpërthimit në Gërdec ai ka shprehur gatishmërinë për të bërë drejtësi lidhur me jetët e humbura në fabrikën e demontimit në Gërdec.

“Jam përpjekur të qëndroj larg debatit politik dhe sulmeve politike ndaj meje në lidhje më këtë ngjarje, jo pse kam ndjenjën e fajit, por në radhë për respektin njerëzor ndaj familjarëve të atyre që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi dhe së dyti në respekt të ligjit dhe institucioneve që shqyrtojnë këtë çështje”, theksoi zoti Mediu.

Ai bëri me dije se ka treguar me prova konkrete dhe se ka për të qenë përballë ligjit për përgjegjësitë e tij në këtë shpërthim.

Duke folur për viktimat e Gërdecit, Ministri Mediu shprehu respektin e tij për të drejtën e atyre që vuajnë pasojat e shpërthimit tragjik të 15 marsit të tre viteve më parë në Gërdec.

Në këtë kontekst, Mediu bëri me dije se pas ngjarjes tragjike ai dha dorëheqjen nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes, duke e cilësuar këtë akt si një veprim të sinqertë e të marrë me vullnetin e lirë në përgjigje të vuajtjes së familjarëve që humbën njerëzit e tyre të dashur në këtë shpërthim.

“Kam marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë politike dhe administrative në lidhje me pasojat e ardhura, duke kërkuar ndjesë për dështimin e strukturave të ndryshme shtetërore në realizimin e një procesi të sigurt të demontimit të municioneve në Gërdec, duke qenë i pari dhe i vetmi zyrtar që lidhej institucionalisht me atë ngjarje që e ka bërë këtë”, deklaroi ish-Ministri i Mbrojtjes.

Ai risolli në vëmendje se është vënë në dispozicion të hetimit për zbardhjen e shkaqeve e gjetjen e përgjegjësve për këtë tragjedi njerëzore.

Duke theksuar se ka kërkuar një hetim sa më të plotë të ngjarjes së Gërdecit, Ministri Mediu bëri me dije se “Prej më shumë se një viti organi kompetent i prokurorisë hetoi pa asnjë pengesë, biles e ndihmuar edhe nga organe dhe institucione ndërkombëtare të specializuara, çdo skutë të jetës dhe të aktivitetit tim personal, institucional, politik, shoqëror deri edhe familjar”, informoi Mediu.

Ai nënvizoi se hetimi i gërdecit nuk është mbyllur ende, duke bërë thirrje që procesi gjyqësor i nisur të ecë sa më shpej dhe të finalizohet me një vendim të drejtë.

Duke folur për përgjegjësitë, Mediu tha se e konsideron të papranueshëm çdo instrumentalizim të fateve të atyre njerëzve për qëllime politike.

Ai dënoi gjithashtu edhe çdo qëndrim tjetër politik që sunon bërjen e gjyqeve në rrugë dhe imponimin ndaj organeve të drejtësisë.

Në fund të deklaratës së tij ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ritheksoi se ai mbështet çdo nismë qeveritare e parlamentare që synon përmbushjen e kërkesave legjitime të familjarëve të viktimave të Gërdecit.

mit/NOA

KOMENTE