Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 16 Shkurt 2011
English

Parashikimi i motit për 16 Shkurt 2011

Tiranë, 15 Shkurt 2011 NOA - Masat ajrore te lageshta dhe te thata pritet të vendosen ne te gjithe rajonin e Mesdheut dhe territorin Shqiptar.

Moti i vranet do te karekterizoje te gjithe vendin ku ne veri dhe veriperendim do te kete reshje te pakta shiu.

Edhe ne mesdite do te mbetemi ne te njejtat kushte te vranesirave te dendura dhe reshjeve lokale.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranesira dhe shira ne vijen bregdetare Durres, Vlore, Sarande Himare ku me te konsiderueshme do te jene ne veriperendim te vendit Shkoder, Lezhë.

Ndersa ne zonat malore Lindore do te kete grumbullime te vransirave te shoqeruara me reshje te pakta debore.

Mbremja dhe nata do te shtoje me tej vranesirat duke ri sjelle reshjet ne te gjithe territorin Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do te qendrojne kostante ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita do te sjelle renie me 2 grade te temperaturave ne vend.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim jugperendimor duke bere qe dallgezimi ne det te arrije deri ne 2 – 3 balle

Europa

Ne jugperendim te kontinentit do te pozicionohet nje qender e presionit te ulet atmosferik e cila do te sjelle vranesira dhe reshje shiu te cilat do te zgjasin gjate gjithe dites. Problematike ne keto zona do te paraqiten stuhite e forta te eres ku do te sjelle edhe probleme ne trafikun detar nga dallgëzimi i larte.

Gjithashtu Gadishulli i Ballkanit dhe Rajoni i Mesdheut do te karakterizohen nga vranësira te shoqëruara me reshje shiu dhe dëbore, intensiteti i tyre do te jete mesatar.

Ndersa Europa Lindore dhe Qendrore do te dominohen nga mot i qëndrueshëm ku kthjellimet do te jene dominues.

Por mjegulla e dendur do te jete e pranishme qe ne oret e para te mengjesit e cila do te largohet gradualisht gjate dites.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Ballkani do te alarmoje reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Spanja dhe Portugalia do te rrezikohet rrebeshe shiu dhe stuhi ere.

Italia do te alarmoje reshje shiu dhe debore si edhe stuhi ere.

e.t/NOA

KOMENTE