Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 15 Shkurt 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 15 Shkurt 2011

Tiranë, 15 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare flasin mbi çështjen e imunitetit të deputetëve duke paraqitur miratimin e Konferencës së Kryetarëve për kufizimin e tij.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Dokumenti i gjykatës për 21 Janarin”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete përfundimin e gjyqësorit mbi gardistët.

“Vrasja te Ali Visha: Djali i deputetes së PS u zhduk, pasi mori lekët nga shtëpia” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Prifti: Ja pse e regjistrova videon e dytë”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Rregullorja e re/ Incidentet, dyfishohet ndëshkimi i deputetëve”, i cili flet për vendimin e marrë nga konferenca e Kryetarëve për kufizimin e imunitetit, që nuk u firmos nga socialistët Ruçi dhe Dokle.

“Ambasadori amerikan: Policia e pambrojtur përballoi dhunën e 21 Janarit”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Nesër votohet imuniteti i Metës, shtyhet ai për Priftin”; “Topi me shefin e OSBE: Nuk ka iluzion për shtyrje të zgjedhjeve” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Shoqëruesi i Berishës – Gjykata: Në qeli, gardisti që ruan Kryeministrin”, i cili citon vendimi e djeshëm të Gjykatës së Tiranës për lënien në burg me 30 ditë afat të Sadik Çelës dhe dy gardistëve të tjerë.

“Ku mbaron Enveri dhe ku fillon Saliu” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar një opinioni krahasimor me veprat e ish-diktatorit, të gazetarit Filip Çakulli.

Kurse “Zgjedhjet në Kosovë, Pacolli president” flet për marrëveshjen e arritur dje mes PDK-së dhe AKR-së.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Shumica, manovër me imunitetin e Metës”, i cili tregon sesi deputetët e mazhorancës firmosën për kufizim dhe jo heqje imuniteti ndaj deputetëve që akuzohen për korrupsion.

“Arabët marrin rrugën Tiranë-Elbasan” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kush janë hetuesit puçistë të 21 Janarit”, “Spahiu rrëfen skandalet, OMONIA mbron konsullin” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “PD heq imunitetin e deputetëve, PS kundër”, i cili pasqyron sesi kryeministri Berisha firmosi i pari pro kufizimit të mandatit në rast hetimi korrupsioni, Ruçi dhe Dokle dalin kundër.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “21 janari, Arvizu: Policia veproi në mënyrë profesionale”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Eksperti italian: Videoja, shifra 700 nuk dëgjohet dhe nuk ekziston”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 15 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE