Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Ndryshimet në rregullore janë jo kushtetuese
English

PS: Ndryshimet në rregullore janë jo kushtetuese

Tiranë, 15 shkurt, NOA – Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur sot që të kundërshtojë në Kuvend qëndrimin e mazhorancës për çështjen e imunitetit. Deputeti i PS-së, Saimir Tahiri tha sot në një deklaratë për mediat se me këtë akt, mazhoranca tregoi se parlamenti nuk është më i pavarur.

“Parlamenti nuk është më i pavarur, por nën diktatin e Berishës. Berisha po abuzon me pushtetin që e mori me vota të vjedhura. Ndryshimet në rregullore që pritet të miratohen janë anti-kushtetuese”, tha ai.

Ai ka theksuar se PS-së e ka kërkuar e para heqjen e imunitetit. “Berisha dhe kjo mazhorancë janë të fundit që kërkojnë heqjen e imunitetit. PS ka qenë e para që ka kërkuar kufizimin e imunitetit”, tha ai.

Ai ka theksuar se opozita kërkon një reformë tërësorë që e kthen Parlamentin në funksionin e tij kushtetues.

“Partia Socialiste kërkon rikthimin e shtetit ligjor duke konstatuar se parlamenti nuk është një institucion i varur. Ne kërkojmë implementimin e një reforme tërësore që të mund të kthejë parlamentin në shinat kushtetuese" tha Tahiri.

Nga ana tjetër, Tahiri deklaroi se do të bëhet dhe një hetim për kryeparlamentaren, e cila sipas tij ka abuzuar me detyrën dhe nuk ka respektuar rregulloren.

a.k/NOA

KOMENTE