Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Të vërtetat që u fshihen europarlamentarëve
English

Rama: Të vërtetat që u fshihen europarlamentarëve

Strasburg, 15 shkurt 2011, NOA- Kreu i opozitës Edi Rama ditën e sotme ka shkuar në Strasburg, për të kryer disa takime me një pjesë të europarlamentarëve lidhur me situatën në Shqipëri.

Nga Strasburgu ai u shpreh se, “Takimet e mia kanë lidhje me nevojën për të bërë të qarta disa të vërteta që dukshëm u fshihen europarlamentarëve të djathtë nga propaganda e shfrenuar e regjimit të kusarisë në Tiranë. Të vërtetën që ne gjatë gjithë pjesës së dytë të vitit të shkuar kemi luftuar as më shumë e as më pak, po për të vënë në jetë rezolutën e këtij parlamenti, të votuar jo vetëm nga e majta, por edhe nga e djathta europiane që do të kishte zgjidhur krizën e rëndë të zgjedhjeve në Shqipëri”.

Më tej ai shtoi se Partia Socialiste është në Parlament dhe do vazhdojë të qëndrojë atje.

“Ne kurrë nuk kemi folur dhe as kemi menduar të bojkotojmë zgjedhjet lokale dhe se për ne bojkoti zgjedhjeve nuk ka qenë dhe nuk është një opsion. Ndërkohë që padyshim ne jemi këtu edhe për të nënvizuar të vërtetën se zgjedhjet lokale në këto kushte nuk mund të bëhen dhe se duhen krijuar kushtet për ti bërë zgjedhjet lokale duke krijuar një kuadër garancish të qarta për çdo qytetar dhe për çdo palë në zgjedhje. Si edhe duke krijuar një klimë ku sigurisht pushteti nuk punon për pushtetin dhe ku policia nuk i vihet në shërbim riciklimit edhe një herë tjetër të pushtetit”, deklaroi kreu i socialistëve.

Në vijim të fjalës së tij Rama theksoi se, “Kemi folur dhe vazhdojmë të flasim gjatë gjithë ditës për pikëpamjet tona dhe për qëndrimet tona duke qenë shumë transparent, të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm për të vërtetat tona. Që sot janë të vërtetat e një popullit të tërë i cili në një shumicë dërrmuese nuk është më i gatshëm ta tolerojë regjimin e kusarisë dhe do ta vazhdojë të demonstrojë për ato liri dhe të drejta që janë të panegociueshme sepse janë liri dhe të drejta mbi të cilat ngrihet gjithë kjo ngrehinë e Europës së bashkuar, Europës demokratike dhe moderne”.

Që nga demonstrata e 21 janarit e cila u shoqërua me 4 viktima, një numër i lartë i përfaqësuesve ndërkombëtare dhe Europianë kanë vizituar Shqipërinë, duke i dhënë mesazhe të vazhdueshme për dialog dhe normalizim të situatës politikës shqiptare.

a.y/NOA

KOMENTE