English

Rrugorët e Durrësit: Në janar, 5.562 gjoba dhe 20 aksidente

Durrës, 15 shkurt, NOA - Policia Rrugore e Durrësit gjatë muajit janar ka vendosur në total 5.562 masa administrative me vlerë 4.304.600 lekë.

Këto të dhëna konfirmohen për agjencinë e Lajmeve NOA prej saj, duke shtuar edhe faktin se ka pezulluar 112 leje drejtimi dhe ka ndaluar 76 mjete për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ajo sqaron sesi disa nga tendencat më të shpeshta të drejtuesve të automjeteve për të mos zbatuar normat e Kodit Rrugor gjatë drejtimit të mjetit, janë qarkullim pa rrip sigurimi - 1.205 raste; mosrespektim i sinjalizimeve rrugore - 1.056 raste; parakalime të gabuara -708 raste; mosmbajtje krahu - 531 raste; mosrespektim i normave të shpejtësisë - 340 raste; largësia e sigurisë ndërmjet mjeteve -112 raste; qarkullim pa kaskë mbrojtëse - 91 raste; përdorimi i aparateve radio/telefon gjatë drejtimit të mjeteve - 71 raste; përdorim i pijeve alkoolike, lëndëve droguese - 9 raste; drejtim mjeti pa leje drejtimi - 8 raste dhe qarkullim pa sigurim të detyrueshëm - 6 raste (të trajtuara nga Komisioni Administrativ)

etj.

Duke përfunduar se megjithë ndëshkimet administrative dhe masat e tjera të marra për minimizimin e aksidenteve rrugore, përgjatë muajit janar kanë ndodhur 20 aksidente rrugore, me 5 viktima, 4 të plagosur rëndë dhe 22 të plagosur lehtë.

n.e/NOA

KOMENTE