Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruçi-Batelli: 21 janari, pasojë e vjedhjes së votave dhe korrupsionit qeveritar
English

Ruçi-Batelli: 21 janari, pasojë e vjedhjes së votave dhe korrupsionit qeveritar

Tiranë, 15 shkurt 2011, NOA – Kriza politike në vend dhe ngjarjet dramatike të 21 janarit ku humbën jetën katër demonstrues ishin në qendër të takimit të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi me një delegacion nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, kryesuar nga Përfaqësuesi Special për Europën Juglindore i kësaj Asambleje, deputeti Roberto Batelli. Zyra e Shtypit e selisë rozë bën me dije se gjatë takimit, zoti Ruçi shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe asistencën e OSBE-së lidhur me proceset demokratike në Shqipëri.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së ka ritheksuar për përfaqësuesit e OSBE-së se ngjarja e 21 janarit ishte një zhvillim tragjik, që erdhi për shkak të krizës politike, e cila sikundër kujtoi Ruçi zgjat prej më shumë se një viti e gjysmë.

Zoti Ruçi theksoi se vjedhja e votave të 28 qershorit, kapja e shtetit nga pushteti dhe korrupsioni qeveritar që kulmoi me publikimin e video-skandalit Meta-Prifti janë problemet kryesore që pasuan edhe humbjen e jetës së katër qytetarëve të pafajshëm të vrarë sikundër cilësoi Ruçi nga Garda e Republikës.

Duke folur për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, Ruçi risolli në vëmendjen e bashkëbiseduesve rrëzimin arbitrar nga ana e maxhorancës të rezolutës së Parlamentit Europian, ku rekomandohej ngritja e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e materialeve zgjedhore të zgjedhjeve të fundit të përgjithshme të 28 qershorit 2009.

Gjithashtu zoti Ruçi ngriti shqetësimin për mungesën e respektimit të procedurave parlamentare dhe shkeljet flagrante e të përsëritura të çdo ligji dhe rregulloreje në fuqi nga ana e maxhorancës në funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë.

mit/NOA

KOMENTE