Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherr në fshat, 5 veta masakrojnë 1 person
English

Sherr në fshat, 5 veta masakrojnë 1 person

Tiranë, 15 shkurt, NOA – Një zënkë jo e zakontë ka ndodhur dje në fshatin Tapizë në Tiranë. Pesë persona kanë masakruar me grushte dhe me sende të forta një bashkëfshatarin e tyre për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00, ku pesë personat, mes tyre të rinj dhe të moshuar, kanë goditur rëndë 33 vjeç, Bujar Ismail Vulka.

Pas njoftimit për ngjarjen e rëndë policia ka marrë masat për ndalimin e autorëve. Pas hetimeve të para ata janë në ndjekje penale në gjendje të lirë.

Personat e ndaluar janë; Shefqet Hysen Vraja, 56 vjeç, Besnik Ramiz Vraja, 47 vjeç,

Kujtim Ramazan Vraja, 49 vjeç, Indrit Kujtim Vraja, 22 vjeç, Bledar Kujtim Vraja, 26 vjeç, të gjithë banues në Tapizë,

a/k/NOA

KOMENTE