English

Shtypi me makinë të miturën 7-vjeçe, arrestohet shoferi

Durrës, 15 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 25-vjeçarin Ilirjan Basha, banues në Durrës.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u krye pasi në mesditën e djeshme, duke drejtuar automjetin furgon me targa DR 1714 E, në lagjen 17 të Durrësit, ka aksidentuar këmbësoren me inicialet A.K., e cila ishte vetëm 7 vjeçe.

Mësohet ndër të tjera se nxënësja në klasën e dytë, banuese në Durrës, tashmë ndodhet e shtruar në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa materialet për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE