Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada italiane nxjerr një shërbim të ri
English

Ambasada italiane nxjerr një shërbim të ri

Tiranë, 17 Shkurt 2011 NOA - Ambasada italiane nxjerr një shërbim të ri që është aktivizimi i sistemit "Prenoto online".

Lajmin e bënë të ditur për agjencinë NOA, burime zyrtare nga ambasada italiane. Ata saktësuan se duke nisur nga data 18 shkurt 2011, në faqen zyrtare të internetit te Ambasadës italiane ne Tirane do të jetë i aktivizuar shërbimi "Prenoto online".

Ky shërbim lejon të gjithë të interesuarit që të prenotoni direkt një takim me operatorin. Në këtë mënyrë del i padetyrueshëm tani e tutje përdorimi i telefonatave me call centër që kanë tarifa të kripura.

Sherbimi që nga 18 shkurti do të jetë i aktivizuar, per momentin ofrohet vetem per Zyren "Shërbimi për bashkëqytetaret" (zyra anagrafe, gjendje civile, pasaportat, noteria, etj.), por do të zgjerohet shumë shpejt në të gjithë sektorët e shërbimeve te Zyrës konsullore.

Per te marre takimin, klikoni tek "Te prenotosh vizitat", lart ne të djathte tek faqja kryesore.

e.t/NOA

KOMENTE