Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Boçi: Rama u kthye në vendin e krimit
English

Boçi: Rama u kthye në vendin e krimit

Tiranë, 19 shkurt, NOA – Demonstrata e opozitës dhe fjalimi i kreut të PS-së, është cilësuar sot nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, si kthim në vendin e krimit.

“Dje, kryepuçisti Edvin Kristaq Rama u kthye tek vendi i krimit. Ai që thirri, organizoi e realizoi dhunën ekstreme të 21 janarit kundër rendit kushtetues dje u kthye përsëri tek vendi krimit. Edvin Kristaq Rama kryebashkiaku tretë më i korruptuar i botës i kthyer dje tek vendi i krimit ishte i vetmuari i madh”, tha sot në një deklaratë për mediat, Boçi.

Ai theksoi se qytetarët e Tiranës e braktisën kreun e opozitës. “Qytetarët e abandonuan atë që organizoi dhunën e pashembullt të 21 janarit. Qytetarët e Tiranës e të Shqipërisë, e abandonuan atë që sulmoi me bomba molotov më 21 janar, institucionet demokratike e legjitime “, tha ai.

Sipas tij, sjellja e qytetarëve të Tiranës ishte përçmim ndaj “njeriut që dëshironte të ndez flak e tym qytetin e tij, e vendin vetëm pse do pushtet me çdo çmim”.

Boçi shtoi se kreu i PS-së është i trembur nga qëndrimi i qytetarëve.

“Ai, që prej 13 vite mohoi atësinë e kafshatën e gojës të djalit të tij, puçist që rrethoi me zjarr, armë, gurë e hunj Këshillin e Ministrave për 5 orë rresht, për të marrë me dhunë pushtetin, ishte i tmerruar nga braktisja që i bën të gjithë”, tha sot Boçi.

a.k/NOA

KOMENTE