Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Filmi me temë shqiptare fiton çmimin e dytë në Berlinale
English

Filmi me temë shqiptare fiton çmimin e dytë në Berlinale

Lufta mes modernes dhe arkaikes - "Falja e Gjakut" në Berlinale

Berlin, 19 Shkurt 2011 NOA/DW – Anila Shuka – Filmi që trajton temë shqiptare, atë të hakmarrjes, ka fituar Çmimin e Argjendtë në Festivalin e Berlinit mbrëmjen e sotme kur edhe u ndanë çmimet e mëdha.

“Ariu i Artë” për filmin më të mirë i shkoi Jodaeiye Nader az Simin, me filmin “Nader And Simin, A Separation, një ndarje”.

Çmimi i madh i jurisë i shkoi “A torinói ló” (The Turin Horse), nga Béla Tarr. Juria e Festivalit të Filmit në Berlin përbëhej nga shtatë emra, presidentja, aktorja italo-amerikane Isabella Rossellini, Jafar Panahi, kineast iranian, Jan Chapman, producente australiane, Nina Hoss, aktore gjermane, Aamir Khanla, Guy Maddin, regjisor kanadez, Sandy Powell, kostumiere britanike

Joshua Marston në filmin e tij të dytë artistik trajton pasojat sociale të gjakmarrjes në veriun e Shqipërisë. Pasoja, të cilat ashtu si edhe vetë fenomeni, janë më se komplekse.

Niku, një 17 vjeçar nga veriu i Shqipërisë është në klasën e fundit të gjimnazit. Ai ka rënë në dashuri me një vajzë dhe ëndërron që me të mbaruar shkollën të hapë një kafene me internet. Edhe Rudina, e motra, e cila është 15 vjeçare, ëndërron të vazhdojë universitetin kur të përfundojë gjimnazin.

Por befas ndodh diçka që do t'ua ndryshojë jetën dy të rinjve. Familja bie në një grindje për tokën dhe i ati i tyre Marku akuzohet për vrasje. Niku dhe Rudina bien në rrethin vicioz të gjakmarrjes. Vajzat më të forta se djemtë Ndërsa Niku, i cili sipas kanunit duhet të rri i ngujuar, bie në depresion, Rudina, e cila merr në dorë biznesin e të atit, sa vjen e forcohet. Sindi Laçej, e cila luan Rudinën e njeh këtë situatë nga afër. Ajo jeton në Shkodër dhe ka pasur rastin të njohë shumë bashkëmoshatare të saj, që kanë fatin e protagonistes 15-vjeçare.

“Rrethanat i detyrojnë vajzat të bëhen më të forta se djemtë, sepse ato duhet të sigurojnë mbijetesën e familjes. Edhe Rudina rritet, dhe forcën që ka nga brenda e nxjerr jashtë”, u shpjegoi gazetarëve të huaj Sindi Laçej, në konferencën e shtypit me rastin e premierës botërore në Berlin. Prodhimi amerikano-shqiptar "Falja e gjakut" ishte filmi i fundit, që mbylli të premten garën për “Ariun e Artë” të Berlinales.

Lojë e natyrshme Laçej doli para shtypit me një vetëkuptueshmëri dhe sovranitet, thua se gjithë jetën e kishte kaluar nëpër skena. Në fakt, si Laçej ashtu edhe Tristan Halilaj e shumë aktorë të tjerë të rinj që luajnë në film, nuk kishin dalë ndonjëherë para kamerave më parë. Muaj të tërë regjisori amerikan Joshua Marston dhe kineasti shqiptar Andamion Murataj kishin kaluar nëpër audicione në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, derisa kishin gjetur kombinimin e përshtatshëm të familjes.

“Unë e ndjeva që në momentin e audicionit se sa me përkushtim e kishte nisur punën Joshua. Në Shkodër kishte gjetur fëmijët, Nikun dhe Rudinën, Dritën e gjeti në Kosovë, kolegen Ilire (Vinca Çelaj) dhe pastaj erdhi në Maqedoni, ku gjeti babën dhe pastaj filloi procesi i krijimit të kimisë brenda një familje”, - rrëfen Refet Abazi, i cili luan rolin e babait.

Si rrallë ndonjëherë më parë në filmat shqiptare dialogët tingëllojnë më se të natyrshëm. Kjo është jo vetëm meritë e lojës së aktorëve, por edhe hulumtimit të gjatë të Marston dhe Muratajt në familjet e Shqipërisë së veriut, ku arritën të mblidhnin me qindra anekdota, sidomos nga jeta e të rinjve.

Karakter universal Joshua Marston nuk donte të bënte një film për gjakmarrjen, por për konfliktin mes të resë dhe të vjetrës. “Për mua është një histori për konfliktet ndërmjet brezave, të resë dhe të vjetrën. Ka pasur shumë filma më parë për këtë temë, gjakmarrjen në Shqipëri, gjakmarrjen në Kalabri, apo në vende të tjera, por ato janë marrë me fenomenin vetë. Mua më interesonte konflikti ndërmjet tradicionales dhe arkaikes, sidomos në një shoqëri tranzicioni.”

Filmi i Marstonit kështu i tejkalon kufijtë e Shqipërise dhe merr karakter universal. Aty mund ta gjejnë veten shumë e shumë të rinj, që bëhen pre e tradicionalizmit, qofshin ata në Shqipëri nga gjakmarrja, në Sudan nga gjymtimi i organeve gjenitale, apo gjetkë. Në të gjitha këto raste ata bien në situata absurde, ku nga njëra anë ndjekin traditën arkaike të prindërve të tyre dhe në anën tjetër çatojnë nëpërmjet Facebook-ut me bashkëmoshatarët e tyre nëpër botë. Se sa komplekse është lufta ndërmjet modernizmit dhe tradicionalizmit, kjo është ajo që ka dashur të tregojë regjisori amerikan. Kjo bëhet e qartë sidomos në fund të filmit, të cilin publikut shqiptar po ia lëmë ta zbulojë vetë.

Çmimet në Festivalin e Berlinit

“Ariu i Artë” për filmin më të mirë i shkoi Jodaeiye Nader az Simin, me filmin “Nader And Simin, A Separation, një ndarje”.

Çmimi i madh i jurisë i shkoi “A torinói ló” (The Turin Horse), nga Béla Tarr

Drejtori më mirë, Ulrich Köhler , me “Schlafkrankheit” (Sleeping Sickness) “Sëmundja e gjumit”.

Çmimi i aktores më të mirë femër i shkoi “Ansamblit të aktoreve” Farhadi Sarina, Bayat Sareh, Hatami Leila, në filmin e Jodaeiye Nader az Simin (“Nader And Simin, A Separation”), nga Asghar Farhadi.

Çmimi i aktorit më të mirë mashkull i shkoi Jodaeiye Nader az Simin në (Nader And Simin, A Separation).

Çmimi për arritjen më të mirë artistike - shkoi Wojciech Staron për realizimin e kamerës në filmin “Çmimi”, (El premio), nga Paula Markovitch.

Çmimin për skenarin më të mirë e mori Joshua Marston dhe Andamion Murataj për filmin “The Forgiveness Of Blood” (The Forgiveness Of Blood), “Falja e gjakut”, nga Joshua Marston.

Çmimi Alfred Bauer, dedikuar themeluesit të këtij festivali për një punë me gjetje innovative i shkon filmit “Wer wenn nicht wir” (If Not Us, Who), nga Andres Veiel.

KOMENTE
  • pika e akullit10:52 - 05 Qershor 2011
    me ne fund diten te na vleresojne