Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Huliganët maqedonas paralajmërojnë protesta
English

Huliganët maqedonas paralajmërojnë protesta

Shkup, 19 shkurt 2011, NOA- Disa huligan maqedonas nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, kanë paralajmëruar për një protestë të re ditën e sotme në Kala, si hakmarrje për incidentit e javës së kaluar.

Të mbledhur nën frymën e urrejtjes ata kanë paralajmëruar se të shtunën do t’i masakrojnë shqiptarët dhe do ta djegin librin e shenjtë Kuranin.

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska si dhe autoritetet e tjera kanë bërë thirrje të vazhdueshme që qytetarët të mos i përgjigjen apeleve për protesta të reja.

“Në disa ditët e kaluara tentova përmes kontakteve të drejtpërdrejta, përmes fjalimeve deri te opinioni të apelojë deri te të gjithë ata të cilët akoma mendojnë nëse do të kyçen në ngjarje ku do të mund të kalojë dhuna të heqin dorë nga qëllimet e këtilla, sepse do të reagojmë në të gjitha tentativat për shkelje të rendit publik dhe paqes dhe për rrezikimin e sigurisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi ministrja Jankullovska.

Ajo shtoi se, tani për tani në MPB nuk është paralajmëruar protestë sipas dispozitave, respektivisht se nuk kanë marrë njoftim për protestë ose se do të ketë tubim, por, sipas komunikimit të zhvilluar në rrjetet sociale, respektivisht debatet e grupeve të veçanta në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale janë indikator i mjaftueshëm që policia së bashku me njohuritë operative, që i ka nga terreni që të përgatitet për ngjarje, në të cilën do të mund të marrin pjesë një numër i madh njerëzish.

ZGJOHU! dhe disa organizata tjera partnere thanë se, nuk planifikojnë protesta ose demonstrata këtë fundjavë dhe i ftuan të gjithë shqiptarët dhe qytetarët tjerë që mos të bëhen pjesë e manipulimeve dhe dezinformatave, por ta ruajnë qetësinë.

“Ne nuk jemi pjesë e asnjë proteste të lajmëruar ose të pa-paralajmëruar dhe ftojmë të gjithë përkrahësit tonë dhe aktivistët që mos të marrin pjesë në asnjë tubim për arsye se tash e ka radhën politika që ti ul gjaqet dhe të zgjidh këtë problem në mënyrë të pranueshme për të gjithë”, deklaroi kreu i lëvizjes Zgjohu Artan Grubi.

(INA)/ NOA

KOMENTE