English

Jessica Alba është shtatzënë

SHBA, 19 Shkurt NOA - Jessica Alba ia ka njoftuar fansave të saj nëpërmjet Facebook, pak a shumë siç ndodh më rëndomtë më VIP-at kohët e fundit: jam në pritje të fëmijës së dytë. Ky ka qenë shkrimi i aktores, e cila tashmë në moshën 29 vjeçare ka një vajzë 2 vjeçe e gjysmë, vogëlushen Honor, si rezultat i lidhjes me bashkëshortin e saj 32-vjeçar Cash Warren.

Pas Miranda Kerr, e cila tregoi fëmijën e saj të parë me Orlando Bloom në faqen e saj të Facebook, tashmë ka qenë radha e Jessica Alba, e cila shpërndau pikërisht këtë lajm nëpërmjet rrjetit shoqëror. “Jam tepër e emocionuar. Honor shumë shpejt do të bëhet motra e madhe”, - shkroi Alba.

r.b/NOA

KOMENTE