Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Larje hesapesh mes shqiptarëve në Itali, 3 të plagosur
English

Larje hesapesh mes shqiptarëve në Itali, 3 të plagosur

Romë, 19 shkurt, NOA – Tre persona kanë mbetur të plagosur dje në kryeqytetin e Italisë, pasi tre qytetarë shqiptarë kanë qëlluar me armë zjarri në një lokal. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që e cilësojnë atë si një larje hesapesh mes bandave rivale.

Ngjarja ka ndodhur në diskotekën “Vox Maris” në rrugën “Forgarrella” në Romë. Sipas raportimeve të medieve, tre shqiptarët kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar drejt një tjetër bashkatdhetari të tyre, i çili mendohet të jetë rreth 25 vjeç.

Tre agresorët kanë pasur fytyrën të mbuluar me maska dhe me kapuç, në mënyrë që të mos identifikoheshin nga klientët në bar.

Personi që ishte objektivi i tre sulmuesve ka mbetur i plagosur me një plumb. Ndërkohë që të shtënat e tjera kanë plagosur dhe dy persona të tjetë, klientë të lokalit.

Të plagosurit e tjerë janë një 30- vjeçar romun dhe një 40- vjeçar italian. Ende nuk janë sqaruar motivet e sulmit, ndërkohë që lokali është bllokuar gjatë gjithë ditës dhe pritet të merren detajet e personit të plagosur.

a.k/NOA

KOMENTE