Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Rama, politikë anti shqiptare
English

Meta: Rama, politikë anti shqiptare

Gjirokastër, 19 shkurt, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste, Ilir Meta tha sot në Gjirokastër se zgjedhjet vendore janë të rëndësishme për gjithë vendin, duke synuar përmirësimin e jetës së banorëve.

Ai u shpreh se qytetarët duhet të zgjedhin politikën e vlerave të shëndosha të shoqërisë dhe jo politikën e kreut të PS-së, të cilën ai e cilësoi si anti-shqiptare.

“Të tjerët kanë dalë në opinion me anti-vlera dhe me amoralitetin për të dëmtuar interesat e vendit për interesat e tyre për pushet. Kur shohim sesi politika e dhunës kërkon të ktheje Shqipërinë shumë vite pas, kërkon të afirmohet në qendër të Tiranës, jam i sigurt se Gjirokastra do t’i thotë jo kësaj politike anti-evropiane dhe anti-shqiptare”, tha sot Meta.

Në fjalën e tij me elektoratin e Gjirokastrës, Meta theksoi se në këtë qytet është mjaft i rëndësishëm zhvillimi i vlerave historike kulturore dhe jo betonizimi i saj.

“LSI do të rikonfirmohet në mënyrë bindëse në zgjedhjet e 8 majtit. Janë zgjedhjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve. Në Gjirokastër kanë të bëjnë me restaurimin e vlerave më të mira muzeale që Gjirokastra ka. Gjirokastra do t’i thotë jo betonizimit të saj”, tha Meta.

a.k/NOA

KOMENTE