Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2011 > Lajmet e datës 19 Shkurt 2011
 

PDK-AKR, zyrtarizohet sot koalicioni qeverisës

Prishtinë, 19 shkurt, NOA – Gjithë këto ditë është folur vetëm në parim, se dy Partia Demokratike dhe Aleanca Kosova e Re do të ishin dy partitë kryesore të koalicionit qeverisës në Kosovë, por sot kjo gjë do të bëhet zyrtare.

Pasi ditën e djeshme, Hashim Thaçi është mandatar me detyrën që brenda një kohe sa më të shkurtër të formojë koalicionin qeveritar me subjektet e tjera politike dhe që kabineti i ri qeveritar t’i propozohet Kuvendit, sot pritet të formalizohet edhe koalicioni i ri qeverisës.

Siç edhe është vendosur, ai do të përbëhet nga mjaft ministra të PDK-së, partisë që kryesoi në zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe 3 ministri do t’i jepen AKR-së, e cila në të njëjtën kohë do të marrë në dorë edhe presidencën e Kosovës, duke u përfaqësuar me kreun e saj, Bexhet Pacolli.

n.e/NOA

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.